1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Pasurimi i uranit nga Irani dhe "vëllezërit" Ahmadinexhad dhe Chávez

Në konfliktin atomik me Teheranin, SHBA kërkojnë ndihmë nga vendet e Amerikës Latine, të cilat janë duke u vizituar nga presidenti iranian Ahmadinexhad. Por, venezuelasi Chávez preferon më mirë vëllazërinë me mikun.

Presidenti iranian Ahmadinexhad viziton Venezuelën

Presidenti iranian Ahmadinexhad viziton Venezuelën

Irani ka nisur sipas të dhënave të veta që të prodhojë uran të pasuruar 20 për qind. Pasurimi zhvillohet në impiantin bërthamor Fordo, 160 kilometra në jugperëndim të Teheranit, bën të ditur Agjenica Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, IAEA në Vjenë. Vendet perëndimore reaguan me shqetësim dhe kritika. Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle foli për një hap të mëtejshëm të shkallëzimit të krizës. Shtetet e Bashkuara i kërkuan shteteve amerikanolatine që t'i kërkojnë Teheranit t`i thërrasë arsyes. Është në interes të të gjitha vendeve që Teherani të dëshmojë "karakterin paqësor të programit të tij atomik", u tha më tej.

IPresidenti iranian Ahmadinexhad viziton Venezuelën

Presidenti iranian Ahmadinexhad viziton Venezuelën

Ndërkohë, presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad prej ditës së hënë po zhvillon një vizitë pesëditore në Amerikën Latine. Së bashku me aleatin e tij Hugo Chávez, Ahmadinexhad u shprehën në Venezuelë ditën e hënë (09.01) në mënyrë demonstrative për një bashkëpunim më të madh mes dy vendeve. Ata u shprehën për zgjerimin e miqësisë dhe solidaritetit dhe e quajtën njëri-tjetrin "vëllezër". Chavez theksoi nga ana e tij se iranianët dhe venezuelasit i përkasin popujve që janë sulmuar megjithëse ata janë për ekuilibrin dhe paqen në botë. As Irani me Revolucioni Islamik dhe as Venezuela me Revolucionin e Bolivarit nuk kanë sulmuar apo hedhur bomba.

Ahmadinexhad nga ana e tij i hodhi poshtë akuzat "imperialiste"se vendi i tij po ndërton bombë atomike. "Sistemi hegjemonist" është aktualisht në rënie. Për këtë asrye ai tregon "fytyrën e tij agresive" dhe "merr nëpër këmbë vlerat njerëziore", shtoi ai pa përmendur me emër Shtetet e Bashkuara. Irani shpreson për marrëdhënie të reja tregtare në mënyrë që të zbusë saksionet e mëtejshme, të shpallura nga bashkësia ndërkombëtare në kuadër të konfliktit atomik me Teheranin.

Protesta kundër vizitës së Ahmadinexhadit në Venezuelë

Protesta kundër vizitës së Ahmadinexhadit në Venezuelë

Nisur nga tensionet në rritje në Lindjen e Mesme dhe të Afërme, Izraeli dhe SHBA duan të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta për mbrojtjen raketore. Ministria e Jashtme izraelite konfirmoi se gjatë një manovre të madhe aleatët duan të simulojnë sulme raketore ndaj Izraelit. Sipas medieve tashmë mijëra ushtarë amerikanë kanë ardhur në Izrael. Më parë SHBA i kishte drejtuar një paralajmërim jashtëzakonisht të qartë udhëheqjes iraniane. Irani shkel një "vijë të kuqe" nëse ai do të zhvillojë armë bërthamore ose do të bllokojë kalime të rëndësishme detare të anijeve siç është rruga e Hormuzit, pati deklaruar ministri amerikan i Mbrojtjes Leon Panetta. Udhëheqja iraniane më parë kishte bërë të ditur se do të verë në veprim një impiant të ri atomik në afërsi të qytetit Kom si dhe kryerjen e një manovre tjetër në rrugën e Hormuzit.

Autor: M.Kelmendi (dpa, afp, dapd, rtr)
Redaktoi: Aida Cama