1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Pastrim gërmadhash dhe frikë për luftë - pas sulmit të Koresë së Veriut

Dy ditë pas goditjes së ishullit Yeonpyeong dy Koretë demonstrojnë forcën. Koreja e Veriut kërcënon me hakmarrje e paralajmëron "provokime ushtarake". Korea e Jugut forcon prezencën e saj ushtarake në afërsi të kufirit.

Në kujtim të të vrarëve nga Koreja e Veriut

Në kujtim të të vrarëve nga Koreja e Veriut

"Ishte një det në flakë, kur unë dola nga shtëpia. Kudo xhama të thyer."

"Një granatë ra në vendin tim të punës. Unë nuk e dija nga t'ia mbaja. Të gjithë ishin në panik."

Tregimet e banorëve të ishullit të vogël Yeonpyeong i gjen kudo në lajmet dhe gazetat e Koresë së Jugut. Shumë prej tyre i kanë larguar nga ishulli për arsye sigurie. Përveç bazës ushtarake në Yeonpyeong, cakut kryesor të sulmit të artilerisë koreanoveriore të martën (23.11.) u qëlluan dhe morën flakë disa shtëpi banimi. Gjatë pastrimit të terrenit të mërkurën (24.11.) u gjetën kufomat e dy punëtorëve të ndërtimit në njërën nga shtëpitë. Dy ushtarë koreanojugorë kanë humbur gjithashtu jetën, 18 vetë, ndër ta 3 civilë janë plagosur. Korea e Veriut pohon se ka kundërgoditur, pasi ishte shkelur kufiri i saj gjatë një manovre të ushtrisë koreanojugore. Për të mbështetur këtë pohim, regjimi në Phenian i vuri në dispozicion televizionit japonez pohime të qytetarëve koreanoveriorë.

Popullata në Seul - e frikësuar

Goditja e ishullit Yeonpyeong nga Koreja e Veriut

Goditja e ishullit Yeonpyeong nga Koreja e Veriut

"Goditja tregon se ushtria koreanoveriore do të reagojë gjithnjë me goditje të pamëshirshme ndaj provokimeve të qeverisë marionetë në jug."

Korea e Jugut kundërshton që gjatë manovrës të ketë shkelur kufirin e diskutueshëm detar në perëndim të Gadishullit Korean. E sigurtë është që 13 minuta pas sulmit të parë me granata kundërqëlloi ushtria koreanojugore, përpara se Korea e Veriut të jepte edhe një breshëri tjetër artilerie, e cila u kundërpërgjigj edhe një herë nga Korea e Jugut. Incidente të tjera nuk ka patur. Në Seul frikësimi i popullatës fillimisht ishte i madh. Kryeqyteti koreanojugor ndodhet vetëm 80 kilometra larg kufirit me Korenë e Veriut.

"Unë jam shumë i shqetësur, që e gjitha mund të marrë përmasat e një lufte, sepse shumë nga miqtë e mi duhet të kryejnë së shpejti shërbimin ushtarak."

Ndërkohë gjendja është qetësuar disi. Edhe ekonomia e Koresë së Jugut duket se nuk është aq e impresionuar nga incidenti i fundit ndërmjet Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut. Nuk pati humbje të mëdha në bursë dhe as rënie të kapitalit investues. Ndërsa shumë vetë pas kohëve pak a shumë të sigurta ëndërrojnë politikën paqësore të fillimit të këtij shekulli, kur Korea e Veriut dhe ajo e Jugut u afruan me njëra-tjetrën, të tjerët demonstrojnë për një hakmarrje të ashpër luftarake:

"Ky ishte sulmi i parë ndaj civilëve që prej luftës së Koresë. Veriu ka hedhur 200 granata mbi ishull dhe përrreth. Ky është një akt kundër Republikës së Koresë, kundër popullit tonë. Kjo nuk është një përleshje e thjeshtë. Ky është një sulm i freskët koreanoverior, 60 vjet pas fundit të luftës së Koresë."

Autor: Peter Kujath/Ina Verbica

Redaktoi: Auron Dodi

DW.COM

  • Data 25.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QHtm
  • Data 25.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QHtm