1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit për ditën e premte

Lëvizjet në tregun bankar në Gjermani - temë e të përditshmeve gjermane ditën e premte

default

Frankfurter Rundschau shkruan:

"Meqenëse bankat e mëdha në asnjë vend tjetër evropian nuk veprojnë në një hapësirë të lirë nga politika, edhe Gjermania ka nevojë për së paku dy banka të mëdha, të cilat në rast nevoje të vënë interesat kombëtare mbi interesat e biznesit. Kjo justifikon dëshirën e politikës gjermane, që nga konsolidimi të mos avancojnë të huajt, por dy bankat e mbetura gjermane Deutsche Bank dhe Commerzbank... Meqë Postbank nuk është një bankë solide me klientelë private, është me mend edhe nga këndvështrimi i taksapaguesit, që shteti të ndahet nga banka e riskante Postbank. Politikë e mirë bankare nuk do të thotë vetëm të minimizosh rrezikun dhe mbrosh interesin. Ajo duhet të krijojë konkurrencë, me qëllim që jo disa shtëpi të mëdha të krijojnë një kartel dhe të rrjepin klientët, si në Angli. Në këtë pikëpamje tregu bankar gjerman është shembullor."

Këlner Stadtanzeiger shkruan:

"Pjesëmarrja e Deutsche Bank te Postbak nuk është ndonjë fitore e madhe, por një masë mbrojtëse. Banka më e madhe private nuk duhet të bjerë në duar të huaja. Dhe shefi i bankës gjermane, Josef Ackermann, nuk do që ta qortojnë, se ka bërë vetëm sehir në konsolidimin e tregut financiar. Por duhet thënë, se këtu janë bashkuar pasivët dhe jo shtytësit e konsolidimit."

Heilbronner Stimme shkruan:

"Natyrisht është e paqartë, se ç´pamje do të kenë efektet e kursimit, të dëshëruara nga fuzionet. Shumë të ndryshme janë kulturat dhe klientelat e të dy bankave. Nuk mund të merret dot me mend, që Deutsche Bank do ta verë në lojë emrin e saj si bankë e atyre, që fitojnë më mirë duke aneksuar Postbank, bankën e njerëzve me të ardhura të pakta. Shumë gjëra flasin për atë, që Deutsche Banka do të lërë bijën e saj të re si markë më vete në treg, siç praktikon tashmë me Noris Bank. Pushime masive nga puna dhe mbyllje filialesh nuk do të ketë."

  • Data 12.09.2008
  • Autor AV
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FGTU
  • Data 12.09.2008
  • Autor AV
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FGTU