1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman

Në qendër të shtypit gjerman janë dy tema: Misioni ndërmjetësues i BE-së në konfliktin Gjeorgji-Rusi dhe 47-vjetori i fillimit të ndërtimit të murit të Berlinit

Zhvillimet në Kaukaz dhe 47-vjetori i fillimit të ndërtimit të murit të Berlinit në qendër të shtypit gjerman

Zhvillimet në Kaukaz dhe 47-vjetori i fillimit të ndërtimit të murit të Berlinit në qendër të shtypit gjerman

Rreth zhvillimeve në Kaukaz dhe misionit ndërmjetësues të BE-së në konfliktin mes Gjeorgjisë dhe Rusisë gazeta «Nürnberger Nachrichten» shkruan: Bushi nuk mund të luajë më rolin e ndërmjetësuesit të ndershëm në këtë konflikt, sepse ai përdor dy lloje masash. Ky rol i mbetet BE-së, kryesia e radhës e së cilës po përpiqet për një zgjidhje diplomatike. Manaxhët e krizës, Nikola Sarkozi (Nicolas Sarkozy) dhe Bernard Kushner (Bernhard Kouchner) duket se arritën më tepër se sa pritej. Premtimet ruse nuk janë ende në letër po ka disa gjëra që dëshmojnë se armëpushimi po respektohet. Përveç kësaj është edhe problemi i ndihmave humanitare sa më të shpejta. Refugjatët janë duke pritur ushqime dhe ilaçe. Po ashtu duhen riparuar edhe dëmet e mëdha të luftës.

«Financial Times Deutschland» vëren: Sado e çuditshme të tingëllojë humbja përfundimtare e Abkazisë dhe e Osetisë Jugore mund të jetë në favor të Gjeorgjisë. Të dy këto rajone ishin vitet e fundit një hipotekë e rëndë për qeverinë gjeorgjiane. Sakashvili arriti shumë shpejt suksese në politikën ekonomike dhe uljen e korrupsionit në vend, por problemi territorial nuk mund të zgjidhej me metodën "bjeri t'i biem". Pa problemet territoriale Gjeorgjia mund të ketë një lloj perspektive, prandaj statusi i këtyre dy rajoneve luan një rol të rëndësishëm.

Mauerbau im Wedding

Pamje nga punimet për ngritjen e murit të Berlinit

Temë tjetër e gazetave gjermane është 47-vjetori i fillimit të ndërtimit të murit të Berlinit. Në lidhje me të gazeta «Berliner Morgenpost» shkruan:

Edhe 19 vjet pas rënies së murit të Berlinit përkujtimi i fillimit të ndërtimit të tij para 47 vjetësh nuk është një ritual, por domosdoshmëri. Këtë gjë e bën të qartë një studim i kryer me rreth 5000 gjimanazistë në katër lande në lidhje me përfytyrimet e tyre për ish-RDGJ-në dhe ndarjen e Gjermanisë. Përfundimet ishin dërrmuese. Sidomos nxënësit e shkollave të mesme në landet lindore kishin përfytyrime të gabuara për RDGJ-në. Për këtë përkujtimi i murit të Berlinit dhe pasojave të tij sidomos për berlinezët nuk ka të mjaftuar, sepse vetëm ai që njeh të kaluarën mëson për të tashmen dhe për të ardhmen.

  • Data 13.08.2008
  • Autor PP
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Evrh
  • Data 13.08.2008
  • Autor PP
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Evrh