1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman të së premtes

Temë kryesore e komenteve të së përditshmeve gjermane është përfundimi i samitit të BE-së në Bruksel.

default

„Kölner Stadt Anzeiger“ komenton qëndrimin unik të BE-së për krizën financiare:

"Europianët janë gjithmonë të gëzuar kur janë në një mendje. Në këtë veshtrim mund ta shohim samitin e fundit dy ditor në Bruksel. Në krizën financiare që ka kapluar botën, 27 shtete anëtarë të BE-së ishin të një mendimi dhe të një linje për kapërcimin krizës dhe mbështjen e bankave. Vetë vendet skeptike si Çekia apo Anglia iu bashkuan shteteve të tjera. U dhanë udhëzime të qarta se si shtetet të ndërhyjnë në tregjet financiare dhe se si t'i shpëtojnë bankat nga falimentimet e mundëshme. Ky është një hap i madh. Në fillim të muajit vendet e BE-së ishin të pakoordinuara dhe jo të një mendimi. Tani janë të bashkuara dhe ky është një sinjal i fortë në drejtim të kursimtarëve që kanë depozituar paratë në bankat e ndryshme të Europës. Më tepër se kaq njerëzit nuk mund të prisnin."


Lidhur me samitin e BE-së gazeta "FAZ" shkruan: "Tepër vonë shefat e shteteve dhe qeverive e kuptuan, se ato duhet të përqëndrojnë pushtetin dhe jo vetëm të komunikojnë, por edhe të demonstrojnë vendosmërinë. Ndaj kryetarëve iu desh të përbetohen, se shtetet e Evropës do të ndërmarrin operacione reciproke në treg, nëse diku do të lëkundet ndonjë gur themeli. Në rast rreziku partnerët do t´i qëndrojnë në krah secilit partner. Kriza financiare po shndërrohet në krizë të rendit botëror, këtë e dëshmojnë përpjekjet në panik të konferencave në Uashington, në Paris dhe në Bruksel. Por tani është e rëndësishme që Evropa të mbajë premtimet e dhëna."

Ja dhe mendimi i gazetës „Manheimer Morgen“ po për këtë temë: "Kriza është si një orë mësimi. Europa bashkohet dhe forcohet si kurrë më parë. Këto janë frytet e samitit të 27 shteteve në Bruksel. Një prezantim, jo si një bashkim shtetesh, por si një shtet i madh. Pavarësisht nga emrat e personave, vitet e fundit treguan se vetëm presidentët e shteteve të mëdha të Europës ishin ata që zgjodhën krizat e veçanta. Kjo ka konseguencat e saj, që do të thotë, se BE-ja pra ka nevojë për një udheheqje të fortë. Në kuadër të marrëveshjes kushtetuese, kryesuesi i rradhës së presidencës europiane nuk duhet të jetë thjesht një drejtor i rëndomtë, por një njeri me personalitet dhe me peshë të madhe, i cili nuk duhet të jetë vetëm prezantues i Bashkimit Europian, por në një moment të vështirë të udhëheqë një koalicion, ku të mëdhenjtë ti bëjë së bashku dhe të vegjëlit jo t'i distancojë."

"Berliner Zeitung", fokusohet në krizën e përgjithshme financiare botërore: "Politika botërore është tani në udhëtime. Skenari për kapërcimin e krizës është shumë më e vështirë se vetë kriza. Që nga Bashkimi i Gjermanisë nuk ka pasur kaq shumë politikë të improvizuar. Tani mbizotëron pasiguria. Çfarë do të vijë më pas? Deri tani, çfarë është miratuar, nuk ka të bëjë me sistemin fisnik, moral dhe social të shtetit, por thjesht ka të bëjë më një riparim teknik. Kjo ndihmon në rivendosjen e funksionalitetit.
  • Data 17.10.2008
  • Autor MK
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FbkD
  • Data 17.10.2008
  • Autor MK
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FbkD