1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Pasojat e tërmetit po shfaqen gjithnjë e më të mëdha

Një ditë pas tërmetit të rëndë që goditi Kinën, numri i viktimave është në rritje. Çdo orë ka njoftime të reja mbi të vdekur dhe njerëz të zënë nga rënojat. Vetëm në qytetin Mianzhu kanë mbetur nën gërmadha 10.000 vetë

Tërmeti në Kinë - Një grua ndodhet nën rrënojat - Ndihmësit përpiqen ta nxjerrin, 13 maj 2008

Tërmeti në Kinë - Një grua ndodhet nën rrënojat - Ndihmësit përpiqen ta nxjerrin, 13 maj 2008

Në shumë shkolla nxënësit dhe mësuesit kanë mbetur gjithashtu nën rrënoja. Dhjetra mijëra njerëz kanë mbetur të pastrehë. Pamjet bëjnë menjëherë të qartë përmasat e katastrofës.

Ushtria në ndihmë

Ushtria në ndihmë

Në Shifang tërmeti shkaktoi edhe aksident në një fabrikë kimike, ku gjetën vdekjen 600 vetë. Në një shkollë mundën të shpëtojnë prej gërmadhave rreth 60 të rinj, ndërkohë që 900 nxënës kanë gjetur vdekjen. Autoritetet janë duke u ofruar njerëzve të prekur ujë, çadra, ushqime dhe medikamente. Nga spitali i Dejangut një ndihmës i deklaroi televizionit shtetëror kinez: "Ne mbërritëm në mëngjes herët në spital. Fillimisht ishin 600 të plagosur, por numri i tyre u rrit në 800. Në spital vazhdimisht shtrohen të plagosur të rinj."

900 nxënës të shkollës së mesme në qytetin Dujiangyan mbetën nën rrënojat e shkollës

900 nxënës të shkollës së mesme në qytetin Dujiangyan mbetën nën rrënojat e shkollës

Pas tërmetit nisën shirat. Kryeministri Ven Zhiabao, u nis menjëherë pa slajmit për katastrofën në rajonin e prekur. Gjatë natës ai qëndroi atje duke mbikqyrur punën e shtabit të krizës në Beishuan, ku 80 përqind e ndërtesave janë shkatërruar. Vetëm në këtë rajon kanë gjetur vdekjen mëse 5.000 vetë: "Rruga për në Venshuan është ende e bllokuar. Ushtria popullore po përpiqet ta hapë atë. Eshtë e rëndësishme që të shpëtohen mijëra njerëz. Gjithçka që do t´i duhet ushtrisë për këtë do të vihet në dispozicion. Një grup prej 140 ekspertësh janë nisur drejt rajonit të shkatërruar. Nuk duhet të humbasim asnjë minutë. Brenda një minute mund të shpëtohet një fëmijë, apo një i mbijetuar. Situata është shumë e rëndë nga sa e kemi parashikuar. Puna e shpëtimit duhet të organizohet me rregull."

Të mbijetuarit identifikojnë të afërmit e tyre që kanë humbur jetën nga tërmeti

Të mbijetuarit identifikojnë të afërmit e tyre që kanë humbur jetën nga tërmeti

Ndërkaq kryetarët e shteteve të huaja kanë ofruar ndihmë. Ndër to edhe kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i SHBA-ve Xhorxh Bush. Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik Jacques Rogge i shprehu Kinës ngushëllimet në emër të lëvijzes olimpike.

Përmasat e vërteta të katastrofës që shkaktoi tërmeti në Kinë janë ende të pallogaritshme dhe vetëm pas pak ditësh mund të vendoset qartësi mbi gjendjen reale. Sipas Institutit amerikan të Sizmiologjisë mund të parashikohen dëme nga më ekstremet. Forca e lëkundjes së Tokës ka qenë 7,8 ballë të shkallës Richter dhe tërmeti është pasuar nga të paktën 12 lëkundje pasuese.

Në televizionin shtetëror kinez një sizmiolog përshkroi zonën e fatkeqësise rreth 100 km në veri-perëndim të Shengdusë, kryeqyteti i Sinshuanit: „Venshuan është faktikisht një zonë, në të cilën ndodhin tërmete të fuqishme. Në qendër të Kinës përgjatë linjës jug-veri ekziston një brez aktiv sizmik, që quhet edhe aksi qendror, ose brezi i tërmeteve. Ky brez shtrihet deri në thellësi të provincave Junan, Sishuan, Gansu dhe Ningksia. Në afërsi të epiqendrës aktuale të tërmetit edhe më parë ka pasur lëkundje të fuqishme mbi shtatë ballë."

  • Data 13.05.2008
  • Autor Vilma Filaj Ballvora
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DytB
  • Data 13.05.2008
  • Autor Vilma Filaj Ballvora
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DytB