1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Pasojat e krizes greke në Shqiperi

Kriza e rendë ekonomike në Greqi ka nisur të japë ndikimet edhe në ekonominë e rajonin jugor në Shqipëri. Firmat e përbashkëta shqiptaro – greke po ndjejnë vështirësi të mëdha mbijetese.

Author: Ani Ruci, shot on October 16th 2010, in Bistrica and Gjirokastra.

Gjirokastra

Kriza greke e ka shtrirë të plotë ndikim e saj në ekonominë shqiptare, pavarësisht mosdeklarimin zyrtar të saj. Në jug të vendit ku është dhe numri më i madh i shoqërive të përbashkëta shqiptaro greke, efektet janë të qarta e me pasoja. Njëra pas tjetrës kanë nisur falimentimet, por edhe hedhja e puntorëve në rrugë të madhe. Përfaqësuese e një firme të përbashkët konfeksionesh Figali Caro thotë se : "Ne operojmë në treg me konfeksione dhe kemi problem me likuiditetin e puntorëve për shkak të ngritjes së lartë të taksave e të ngritjes së çmimit të energjisë, nuk kemi asnjë ndihmë nga shteti, vështirë për të gjetur treg dhe për të shitur atë që mezi arrijmë ta prodhojmë.)

Ndërsa përfaqësuesja tjetër Marika Kerenxhi pohon se ortakët grekë nuk po u qëndrojnë më kontratave e në këto kushte, ajo pohon se: "Kam filluar të shkurtoj puntorët ditë pas dite, ndërkohë është e vështirë për të siguruar më punë".

Situatën e pohon dhe drejtori zyrës së tatim – taksave në bashkinë Gjirokastër Gentian Themollari. "Qyteti Gjirokastrës është nga qytetet kryesore në jug të vendit që e përjeton më shumë krizën ekonomike në Greqi, kjo për shkak se shumë subjekte biznesi i vogël që kanë mardhënie tregëtare të themi me vendin fqinj e përjetojnë këtë krizë me rritjen e çmimeve si në fushën e shërbimeve ashtu edhe të tregtisë. Janë rreth 50 biznese që e kanë mbyllur aktivitetin e tyre për shkak të falimentit".

Por kriza greke po e shtrin efektin e saj edhe në rritjen direkte të papunësisë, pasi me qindra emigrantë kanë nisur të kthehen si pasojë e shkurtimeve të vendeve të punës në Greqi. Jorgo Kalanderi është njëri prej tyre e thotë se: "Kriza ekonomike na detyron që të kthehemi përsëri. Punësimi ka rënë, lekë nuk ka prandaj kemi frikë nga falimentimi i bankave, ndaj marrim lekët". Ndërsa emigranti Misto Kani pohon se kanë nisur të tërheqin kursimet e tyre nga bankat greke për shkak të pasigurisë sepse: Duke u nisur nga kriza greke ne jemi të detyruar që të gjitha lekët që kemi depozituar nëpër bankat greke jemi të detyruar që t'i tërheqim. Çfarë të bëjmë ? Ndjehemi më të sigurtë ti kemi me vete se sa ti kemi në ato banka".

Kriza ka goditur rëndë edhe remitancat. Bankiere në filialin e Tirana – Bank në Gjirokastër Rigelsa Llaziku poho se: "Duke e krahasuar me një vit më parë remitancat nga emigracioni kanë rënë rreth 35% më ulët". Kriza greke sapo ka nisur ta influencojë negativisht ekonominë e rajonit jugor të vendit. Prognoza e analistëve të ekonomisë është tejet shqetësuese për ditët e muajt në vijim.

Autor: Odise Kote

Redaktoi: Aida Cama