1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Pasoja dramatike në rast se Greqia del nga eurozona

Organizata e OKB-së për Punën, ILO, thotë në një studim se në një rast të një "Grexit" mund të rritet vrullshëm numri i të papunëve edhe në Gjermani. Po a mund të ndodhë vërtetë kështu?

Kriza e euros do të vazhdojë të dominojnë axhendën politike dhe të jetë në fokus të shtypit  edhe pas përfundimit të pushimeve të verës. Deri tani në Gjermani nuk është arritur të trajtohen me distancën e duhur problemet në Greqi, Spanjë e Portugali. Pasojat e krizës evropiane të borxheve deri më sot thuajse nuk janë ndierë në Gjermani. Madje disa bëjnë fjalë për një "ishull të të bekuarve". Eksportet gjermane kanë marrë impulse, numri i të papunëve shënon një kuotë të ulët të paarritur prej vitesh dhe papritur ministri i Financave regjistron edhe më shumë të ardhura nga tatimet.

Titel: Ernst Ekkehard Schlagworte: Arbeitsmarkt, Duales Ausbildungssystem, Jugendarbeitslosigkeit Wann wurde das Bild gemacht?: 05.06.2012 Wo wurde das Bild aufgenommen?: Genf Bei welcher Gelegenheit/in welcher Situation wurde das Bild aufgenommen?: Bei einem Symbosium in Genf Wer oder was ist auf dem Bild zu sehen? Ernst Ekkehard, Arbeitsmarktexperte bei der ILO In welchem Zusammenhang soll das Bild/sollen die Bilder verwendet werden?: Artikel Bildrechte: Arne Lichtenberg

Ekkehard Ernst

Por ky imazh pozitiv zbehet prej parashikimeve të zymta të Organizatës Ndërkombëtare të Punës të OKB-së, ILO. Kjo organizatë ka analizuar pasojat që mund të ketë Gjermania nëse eventualisht Greqia del nga eurozona. Sipas vlerësimit të Ekehard Ernst, shef i sektorit të kuadrit në ILO, kuota e papunësisë në Gjermani nga 6,8 që është aktualisht mund të rritet në nëntë përqind në vitin 2014 e madje për vite të tëra mund të mbetet në këtë nivel, në rast se vërtetë në Greqi rikthehet monedhave e vjetër dhramia. Në intervistë për Deutsche Welle-n Ernst shkon edhe më tej në analizën e tij: "Edhe nëse nuk do të ketë shkëputje të Greqisë nga eurozona dhe ne do të vazhdojmë të ndjekim të njëjtin kurs si deri tani, kuota e papunësisë në Gjermani do të rritet me tetë përqind." Ai argumenton, se kjo do të jetë pasojë e përkeqësimit të gjendjes ekonomike.

"Ndryshimi demografik nuk është marrë parasysh"

Andreas Sachs, makroekonomist në Qendrën për Studimet Ekonomike Evropiane në Manhajm, e konsideron këtë skenar si  pesimist. "Në përgjithësi unë i konsideroj disi të vështira parashikime të tilla për një periudhë kaq të gjatë kohore. Kthesa demografike në Gjermani, që ka pasoja të ndjeshme dhe që do të ketë edhe më shumë pasoja, duhet të merret parasysh patjetër", thotë Sachs për DW.

Fotos von Florian Toncar, die Sie honorarfrei für die Berichterstattung verwenden dürfen. Bei Verwendung des Bildes ist der Name des Fotografen anzugeben

Florian Toncar, FDP

Edhe nga radhët e Partisë liberal-demokrate (FDP) është kritikuar ky studim. Florian Toncar, kryetari i grupit parlamentar të FDP-së, thotë, se ka dyshime që ILO di më shumë se sa të gjithë të tjerët rreth pasojave. Sipas mendimit të tij është mjaft e pasigurtë, se çfarë mund të ndodhë në unionin monetar pas një "Grexit" pra daljeje të Greqisë nga Eurozona. "Kjo nuk mund të kalkulohet paraprakisht në mënyrë serioze deri në përqindjen më të ulët."  Edhe eksperti i prognozave pranë Institutit të studimeve për Tregun e Punës dhe Profesionet (IAB), Enzo Weber, mendon se: "Në aspketin ekonomik për Evropën nuk do të ishte ndonjë katastrofë dalja e Greqisë, sepse kjo nuk do të shkaktonte rritje të papunësisë në përmasa të mëdha."

Greqia është në nivelin e landit të Hesenit

Rëndësia ekonomike e Greqisë për Gjermaninë dhe eurozonën klasifikohet prej ekspertëve si relativisht e parëndësishme. Kjo për faktin, se produkti i brendshëm bruto i Greqisë është afërsisht në nivelin e landit gjerman të Hesenit. A do të mjaftonte kjo për ta tronditur tregun solid të punës në Gjermani? "Problemi do të ishte një humbje e madhe besimi që do të përfshinte qeveritë evropiane dhe një gjë e tillë çon direkt në rritjen e interesave reale bankare në Gjermani", mendon Ernst. Në këtë pikë Andreas Sachs i pranon parashikimet e ILO-s. "Dalja e Greqisë do të shoqërohej me një pasiguri të ndjeshme në tregjet financiare." Pas një skenari të tillë sërish do të aktualizohej çështja, nëse Italia apo Portugalia gjithashtu do të mund të dalin nga eurozona. "Kjo do të thotë, që obligacionet shtetërore të këtyre vendeve sërish do të vështirësoheshin, gjë që do të impononte masat e kursimeve e kësisoj do t'i zinte frymën edhe ekonomisë", thotë Sachs.

Sachs nuk dëshiron të japë ndonjë parashikim, se çfarë do të ndodhte vërtetë nëse eurozona do të dështonte. "Një zhvillim i tillë do të kishte pasoja ekonomike edhe për tregun e punës, pikërisht edhe për arësyen se Gjermania është një vend eksporti." Nëse vërtetë do të ndodhte kështu  dhe shtetet do të riktheheshin tek monedhat e tyre kombëtare, Ekehard Ernst i ILO-së parashikon një skenar deflacioni. "Marka gjermane, D-Mark, do të vlerësohej, ne nuk do të mund t'i shisnim eksportet tona dhe do të kishim një mbiprodhim mallrash. Çmimet do të binin dhe njerëzit nuk do të shpenzonin më para."