1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Pasoja dhe kontrolle - Ministrat e financave të BE-së duhet të tregohen të ashpër

Ministrat e financave të BE takohen sot në Bruksel për t'i përcaktuar Greqisë një kurs strikt kursimi. Shkaku: deficiti buxhetor i Greqisë me gati 13% dhe borxhet shtetërore prej gati 300 miliardë euro rëndojnë Euron.

default

Duhet pranuar që aktualisht më mirë të mos jesh në vendin e grekëve. Atyre do t'u duhet të paguajnë në të ardhmen e afërt më shumë taksa. Pagat do të ulen dhe njerëzve do t'u duhet të punojnë më gjatë. Në vend të moshës 61 vjeçare, grekëve do t'u duhet në të ardhmen të dalin në moshën 63 vjeçare në pension. Por një alternativë përballë paketës së kursimeve të Greqisë aktualisht nuk ekziston. Këtë e kërkon jo vetëm Marrëveshja e Lisbonës, por edhe dinjiteti. Ndryshe faturën e ahengut grek i bie ta paguajnë shtete të tjera të BE. Ato shtete, që ndryshe nga Greqia i kanë administruar në thelb mirë financat, por që për shkak të krizës financiare përballen me një procedurë deficiti, si Gjermania dhe një numër i madh shtetesh të BE.

Një rregull i artë brenda BE është që secili duhet ta pastrojë vetë territorin para shtëpisë së tij. Dhe kjo është e drejtë. Sepse vetëm në këtë mënyrë mund të iniciohen reformat e vërteta. Greqia nuk ka vetëm një problem financiar, ajo ka një problem strukturor. Dhe Brukseli e dinte këtë prej kohësh. Vetëm që të merrej tamam me këtë problem nuk donte askush, sepse qeveritë greke, qofshin konservatore, ashtu edhe socialiste, kanë arritur që për vite të tëra të përcjellin shifra të zbukuruara. Testi i parë i forcës për bashkimin monetar do të kthehet në këtë mënyrë në orë të së vërtetës për grekët dhe BE. Sepse në fund të fundit, problemi i statistikave mund të zgjidhej me kontrolle më të mira.

Komisioni i BE sapo paraqiti një propozim të ri. Ai do t'a shqyrtojë në të ardhmen me vëmendje përpilimin e të gjitha statistikave. Kreditë e marra nga bankat amerikane të maskuara si biznese derivate do të binin në këtë rast në sy, njësoj si truket e lojtarëve të xhepave. Prandaj propozimi i BE është i mirë, por për fat të keq ai nuk premton sukses. Ministrat e financave të BE e kanë shoshitur atë njëherë para pesë vjetësh, edhe këtë herë ka kundërshtime. Kjo në një kohë kur ata që janë të pastër nuk duhet të kenë frikë nga kontrollet, apo jo? Por në vend të nxjerrjes së përfundimeve të vërteta, të gjithë ndihen më rehat të qepur pas zakoneve të vjetra. Në këtë drejtim, 26 shtetet e tjera të BE nuk paraqiten më mirë se Greqia.

Autor : Silvie Ahrens

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 16.02.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/M2sU
  • Data 16.02.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/M2sU