1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Pasiguri para marrjes së presidencës së BE-së - Qeveria çeke në krizë

Në raundin e dytë të zgjedhjeve të senatit në Çeki, Partia Konservatore qytetare e kryeministrit Mirek Topolanek ka pësuar një disfatë të rëndë duke humbur shumicën e saj në dhomën e lartë të parlamentit.

default

Ndihma nga lart do t'i vlente shumë këto ditë kryeministrit çek, Mirek Topolanek

Opozita kërkon zgjedhje të reja të parakohshme. Kryeministri çek Mirek Topolanek (Mirek Topolanek) nuk mund ta fsheh më nervozitetin e tij: ai është goditur rëndë në politikën e brendshme dhe atë dy muaj para se të marrë përsipër kryesimin e rradhës së presidencës së Bashkimit Evropian. Andaj që tani në parlament Topolanek flet me tone pajtuese edhe pse nga të gjithë njihet si njeri që nuk bën lehtë kompromise."Ju lus të gjithëve, që të bashkëpunoni jo vetëm për çështjet e zakonshme në parlament por para së gjithash atyre që kanë të bëjnë me kryesimin e rradhës së presidencës së Bashkimit Evropian".

EU Flagge

Rrezikon Çekia presidencën e radhës?

Kjo është një ofertë për armëpushim. I drejtohet opozitës e cila sapo ka arritur një fitore historike në zgjedhjet e senatit dhe tani me diplomaci provon të zhvesh nga pushteti qeverinë e Mirek Topolanekut. Por zhvillimet e fundit në politikën e brendshme çeke këtyre ditëve po kthehen në çështje politike evropiane. Kjo për faktin se pas dy muajsh Çekia duhet të marrë përsipër kryesimin e rradhës së presidencës së Bashkimit Evropian. Një kryetar pa një shumicë stabël në qeverinë e vet do të kishte një pozitë të dobët negociuese në rrafshin evropian.

Prandaj Mirek Topolanek angazhohet në parlamentin çek për një armëpushim: "Ne nuk duhet të rrezikojmë që dikush thjesht të vij dhe të na marrë nga duart kryesimin e presidencës së BE-së. Dhe zëra të tillë që kërkojnë këtë në të vërtetë mund të dëgjohen".

Presidenca e BE- çështje prestigji për Çekinë

Merkel Topolanek Deutschland Tschechien Slowenien Prager Frühling

Topolanek me kancelaren Merkel. Çekia kishte premtuar ratifikimin e marrëveshjes së reformuar të Be, para presidencës së radhës

Droja se shumë lehtë mund të ndodh një gjë e tillë është rritur pas propozimeve të fundit të Parisit që takimet e nivelit të lartë të BE-së të organizohen rregullisht nga vendet e Euro-Zonës dhe atë nën drejtimin francez. Një propozim i tillë pikërisht në kohën kur Çekia pritet të marrë përsipër drejtimin e rradhës së presidencës së BE-së ka hasur në refuzim kategorik në Pragë. Për qeverinë çeke, çështja e presidencës së BE-së është kthyer në një nder kombëtar. Nëse tani Çekia privohet nga roli drejtues i BE-së i për të cilin ajo është përgatitur një kohë të gjatë atëherë sipas qarqeve qeveritare ky do të shihej si deklasim publik. Për të evituar një gjë të tillë sipas disa të dhënave kryeministri Topolanek është duke shqyrtuar mundësitë që të heq dorë nga posti i kryetarit në Partinë qytetare, ODS. Me këtë hap ai dëshiron të qetësoj kritikët e brendshëm partiak të cilët e kanë sulmuar atë ashpër pas humbjeve të fundit të zgjedhjeve në senat. Se a do ta ndihmoj kjo manovër atë që të përmirësoj pozitën e tij qeveritare dhe brendapartiake shihet me dyshim në Çeki.


  • Data 27.10.2008
  • Autor Kilian Kirchgeßner
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FhYJ
  • Data 27.10.2008
  • Autor Kilian Kirchgeßner
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FhYJ