1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

020410 Russland Osterbräuche

3 Prill 2010

Pashkët janë ndër festat më të rëndësishme fetare për të krishterët. Në këtë ditë festohet ringjallja e Krishtit nga vdekja, çlirimi i njerëzve nga mbretëria e djallit, jeta e përjetshme. Si festohen Pashkët në Rusi.

https://p.dw.com/p/Mmbt
Vezët shumëngjyrëshe - simboli i pashkëveFotografi: picture-alliance / Bildagentur Huber

Pashkët në Rusi janë ngjarja më e madhe dhe e bukur e vitit – thuajse edhe më madhështore se krishtlindjet. Të krishterët dhe ateistët, fëmijët dhe të rriturit, banorët e fshatit dhe qytetit të gjithë i tërheq Kisha. “Kjo është si një rilindje, një ringjallje, gjithcka është e ndritshme dhe e mirë. Festa e Pashkëve më pëlqen më shumë nga të gjitha. Një festë plot mrekulli." thotë një vajzë e re. Ndërsa një i ri rus i quan pashkët "një festë të shpirtit që tregon se duhet të kesh rezistencë dhe të vuash.”

Nata e pashkëve

Në kishën ortodokse ruse nata e Pashkëve celebrohet në mënyrë të vecantë. Që të shtunën në mbrëmje njerëzit mblidhen në kisha. Në mesnatë këmbanat lajmërojnë ringjalljen e Krishtit. Në këtë kohë shfaqet prifti në altar, të gjithë ndezin qirinjtë dhe ecin duke kënduar në një procesion festiv përreth kishës. Pas xhiros rreth kishës mesha vazhdon deri në agim - një sfidë për njerëzit pasi në kishën ortodokse ruse nuk ka stola për t'u ulur.

Russisches Osterfest
Pamje nga festimet e pashkëve në RusiFotografi: AP

Në përfundim të meshës prifti u bën thirrje të pranishmëve të përqafojnë, puthin dhe të falin njëri-tjetrin. Ndërkohë në meshën e Pashkëve marrin pjesë presidenti rus dhe anëtarët e qeverisë. Kudo dëgjohet përshëndetja e Pashkëve: “Christos woskres – Krishti u ringjall”. Dhe përgjigja: “woistinu woskres – Ai u ringjall vërtet”.

Putin küsst den orthodoxen Patriarchen Alexy II während der Osterfeierlichkeiten in Moskau
Edhe politikanët rusë marrin pjesë në festime. Në foto kryeministri PutinFotografi: AP

Të hënën e Pashkëve mbaron koha e agjërimit dhe mund të hahet e pihet sërish sipas dëshirës. Në darkat e drekat festive nuk mund të mungojnë ëmbëlsira e Pashkëve me maja – kulitsch -, ëmbëlsira me rrush të thatë dhe gjizë “Pascha” dhe natyrisht vezët shumëngjyrëshe.

Vezët që bëjnë mrekulli

Vezët e bekuara nga Kisha thuhet se kanë fuqi të mrekullueshme. Nëse e rrotullon në fytyrë ajo të jep një pamje rinore dhe nëse e rrokullis në arë sjell bollëk për të korrat e ardhshme – kështu thotë gojëdhëna. Si sjellës fati për gjithë vitin ruhen vezë prej druri, porcelani apo metalesh të çmuara. Të njohura në gjithë botën janë vezët e punuara me mjeshtëri të argjendarit rus të oborrit, Peter Carl Faberges. Carët ruse ia dhuronin ato që në fund të shekullit të 19-të grave dhe nënave çdo vit për Pashkë derisa revolucioni u mori pushtetin dhe mjetet financiare.

Autor: Karla Engelhard

Redaktoi: Lindita Arapi