1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Pas zgjedhjeve shtohet rreziku për shpërbërjen e unionit monetar

Gjermania donte të nxirrte nga borxhet bashkimin monetar nëpërmjet kursimeve dhe reformave strukturore. Por, zgjedhësit në Greqi dhe në Francë kanë votuar kundër kësaj politike.

Pas zgjedhjeve

Pas zgjedhjeve

Në Greqi njerëzit e lanë të lirë indinjatën e tyre për kursin e ashpër të kursimeve dhe recesionin e vazhdueshëm. Partitë më të mëdha popullore që kanë qeverisur Greqinë në dekadën e fundit që morrën së bashku në zgjedhjet e 2009-ës gati 80 përqind të votave, morrën kësaj radhe në zgjedhjet parlamentare vetëm 33 përqind.

Edhe nëse krijimi i një qeverie në Athinë do të kërkojë kohë, e sigurt është se shumica e parlamentit të ardhshëm do të jetë kundër kursit të kursimeve të këshilluar nga donatorët. "Shumica është kundër kthimit të borxheve në përgjithësi. Ata mendojnë se borxhet nuk janë të drejta prandaj njeriu nuk duhet të merret fare me to. Dhe me këtë qëndrim me të cilët grekët shkuan në zgjedhje dhe duan që ta mbajnë, duhet të mësohen edhe tregjet e kapitalit," thotë Hans-Peter Burghof nga Universiteti i Hohenheim-it. Deri tani vendi i mbytur me borxhe është mbajtur sipër ujit me ndihmat e BE-së dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Por kjo edhe mund të mos vazhdojë, mendon Holger Schmieding, kryeekonomist i Bankës Berenberg. Mund të ndodhë që: "…, Evropa të thotë se nëse në Greqi nuk ndodhet në qeverisje kërkush që do të vinte në zbatim reformat, atëherë paratë do të ndërpriteshin. Dhe kjo do të nxirrte Greqinë jashtë zonës së euros."

Hans-Peter Burghof

Hans-Peter Burghof

Hans-Peter Burghof, kërkon nga politika që të marrë seriozisht sqarimin politik të zgjedhësve. "Thuhet se ne nuk duhet të paguajmë për borxhet e Greqisë. As me rrugë direkte, pra me mekanizma shpëtimi aso me terma të çuditshëm siç janë obligacionet, as me rrugë indirekte nëpërmjet Bankës Qendrore Evropiane."

Por, pikërisht këtë termë të çuditshëm atë të obligacioneve evropiane kërkon të fusë presidenti i ri francez, Francois Hollande. Ai kërkon një rol më të madh të Bankës Qendrore Evropiane në luftimin e krizës. Ai kërkon të arrijë zhvillimin nëpërmjet marrjeve të borxheve të reja. Në fakt ai kërkon të bëjë ato gjëra, që shihen si mallkime në Gjermani. Hollandë kërkon të zhvillojë bisedime për një paketë të re fiskale. Ndërkohë që paketa ishte i vetmi rezultat i dukshëm i politikës për menaxhimin e krizës.

Duket sikur kjo do të kthehet në konflikt midis Gjermanisë dhe Francës, por kjo nuk do të thotë se duhet se s`bën të ketë konfrontime. Hollandë do të duhet të veprojë në mënyrë pragmatike mendon Ansgar Belke nga Universiteti i Duisburg-Essen-it: "Sepse edhe ai e di se Gjermania është partneri më i rëndësishëm i Francës dhe Franca është vënë me shpatulla për muri."

Ansgar Belke

Ansgar Belke

Në konkurencën me Gjermaninë, Franca ka mbetur gjithnjë mbrapa vitet e fundit. Ndërkohë që në Paris, deficitet e buxhetit arritën më 2011 në 5,2 përqind, në Gjermani kjo kuotë ishtë një përqind. Papunësia në Francë është është dy herë më shumë se në Gjermani. Ndërkohë që motori gjerman i eksporteve në BE gjëmon, pjesa e eksporteve franceze në BE ka rënë. Prandaj ekonomia e dytë më e madhe e zonës së euros vështrohet me vëmendje nga tregjet financiare. Këtë e di edhe Hollande.

"Tregjet financiare do e dënojnë atë menjëherë, sapo të kërkojë të verë në jetë planet që ka", thotë Belke. Besimi i investitorëve tek unioni monetar evropian është tronditur pas zgjedhjeve. Aksionet janë në rënie kudo në botë. Euro ka rënë nën kufirin e 1,30 dollarit. Shumë nuk janë të lumtur me këtë.

"Në fakt ne kemi epërsi të njerëzve që nuk janë të interesuar për vendosjen e stabilitetit, që duan të kenë një monedhë të dobët, me të cilën mund të qeveriset me lehtë, ose më mirë të thuhet me të cilën mund të merret më shumë para partnerëve të pasur," thotë ekonomi Burghof. Prandaj ai mendon se notat pozitive për Gjermaninë nuk janë të qëndrueshme. Nëse Gjermania do të dobësohet, atëherë ditët e zonës së euros janë të numëruara.

Autor: Zhang Danhong/ Aida Cama

Redaktoi: Esat Ahmeti