1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Pas zgjedhjeve - Opozita e Gjeorgjisë në krye të rezultateve të para

Sipas rezultateve të para deri tani zgjedhjet i kryeson opozita e miliarderit Ivanishvili. Presidenti aktual Sakashvili, shpreson tek kandidatët e drejtpërdrejtë për të siguruar shumicën në Parlament.

default

Opozita e Gjeorgjisë në krye të rezultateve të para

Opozita gjeorgjiane ndodhet në krye të rezultateve të para në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara ditën e hënë (01.10) Pas numërimit të votave në një të dhjetën e zonave elektorale koalicioni "Endrra e Gjeorgjisë" e miliarderit Bidsina Ivanishvili ka arritur të fitojë 57 përqind të votave, bën të ditur komisioni zgjedhor në Tbilis. "Lëvizja Kombëtare e Bashkuar" e presidentit Michail Saakashvili ka fituar vetëm 38 për qind.

Megjithatë shifrat nuk kanë të bëjnë me mandatet direkte. Rezultatet ende nuk janë përfundimtare. Gati gjysma e 150 vendeve në parlament është e këtyre kandidatëve. Sakashvili deklaroi se partia e tij me mandatet e tyre do të ketë përparësi dhe me këtë shpreson që të ketë shumicën në parlament. Këto zgjedhje parlamentare në ish republikën sovjetike mbahen edhe si një votim për kursin pro-perëndimor të Sakashvili. Deri tani partia e tij ka qeverisur pa opozitë.

Georgien Parlamentswahl 2012 Tbilisi Mikhail Saakashvili

Mikhail Saakashvili

Gjatë natës së mbrëmshme atmosfera në ish republikën sovjetike ishte sikur Gjeorgjia të kishte fituar kamionatin botëror të futbollit. Koncerte, makina varg duke parakaluar, fytyra të gëzuara. Murgesha të veshura me të zeza mbanin në duar flamuj të vegjël me numrin 41, pozicioni në listë i koalicionit opozitar të miliarderit Ivanishvili. Të rinj që dilnin nga dritaret e makinave duke valëvitur flamujt , ku ishin të pranishmëm edhe famuj të BE-së dhe NATO-s. Sepse edhe ata janë blu. Dhe blu është ngjyra e opozitës.

Por më e ndezur është atmosfera në sheshin e lirisë. Dhjetëra mijëra njerëz festuan gjatë natës së të martës (02.10) fitoren e koalicionit opozitar - në fakt pa u bërë të ditura rezultatet. Pak pasi u bënë të dituar ato, njerëzit shkuan te sheshi I lirisë. Sepse të gjithë e parashikojnë opozitën si fituese të këtyre zgjedhjeve. Udhëheqësi I opozitës Ivanishvili u deklarua për fitoren e tij

"Për herë të parë në historinë e Gjeorgjisë populli mundi të sjellë përmes zgjedhjeve një ndryshim të pushtetit. Ne duhet tani të punojmë së bashku që çfarë ishte ta harrojmë dhe të ndërtojmë një Gjerogji të re. Të paktën 100 vende në parlament na përkasin neve“.

Georgien Parlamentswahl 2012 Tbilisi Bidzina Ivanishvili

Bidzina Ivanishvili

Presidenti Sakashvili paralajmëroi për përfundime të nxituara. Ai madje pranoi se partia e tij në kryeqytet kishte humbur ndaj opozitës. Por Gjeorgjia nuk llogaritet vetëm me Tbilisin, përkundrazi edhe me rajonet, tha ai më tej. Zedhënsja e tij në fushatën zgjedhore deklaroi se partia qeverisëse ka shumë mandate me kandidatët e drejtpërdrejtë dhe llogarit një shumcë solide në parlament.

Por këto deklarata nuk i befasojnë më anëtarët e koalicionit opozitar. Irakli Sesiashvili thotë: "Ne ende presim provokime. Edhe fallsifikime të zgjedhjeve. Sakashvili nuk është ende i gatshëm të japë pushtetin“. Rezultatat përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare në republikën kaukaze priten ditën e mërkurë.