1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania - Tregu i punës

Pas zgjedhjeve nuk do të lejohet të ketë vakum institucional

Shefi i UNMIK-ut Joakim Rycker, thotë se nuk do të lejojë që në Kosovë të krijohet vakum institucional pas zgjedhjeve të 17 nëntorit. Ai shpreson se mejëherë pas zgjedhjeve, Kosova të ketë institucionet e reja.

default

Auf dem Bild ist das Parlanetsgebäude in Prishtina zu sehen. Das Bild wurde im März 2007 gemacht. --- Das Bild stammt von mir, Pandeli Pani, und ich stelle es der DW zur Verfügung.

Udhëheqësit politikë thonë se në Kosovë nuk duhet lejuar që të krijohet vakum institucional, për faktin që vendi ndodhet në një moment historik të përcaktimit të statusit final. Më 3 dhjetor, parlamentit të Kosovës i përfundon mandati, mirëpo nëse deri në atë kohë pas zgjedhjeve të 17 nëntorit nuk do të ketë një parlament të ri dhe një qeveri, atëherë mund të shkaktohet një vakum institucional dhe në këtë mënyrë institucionet e Kosovës nuk do të ishin në gjendje të marrin vendime të pritshme për të ardhmen e Kosovës.

Mandati i deputetëve mund të zgjatet në rast nevoje

Në këtë linjë kryeministri i Kosovës Agim Çeku, ka kërkuar nga shefi i UNMIK-ut që të ushtrojë të drejtën që ia garanton rezoluta 1244 dhe në rast të vonesës së konstituimit të parlamentit, të zgjasë mandatin e deputetëve aktual edhe pas datës 3 dhjetor. Me këtë kërkesë të kryeministrit pajtohet shefi i UNMIK-ut Joakim Rycker, i cili megjithatë shpreson se në Kosovë nuk do të krijohet vakum institucional. "Është e domosdoshme që të kemi institucione funksionale gjatë gjithë kohës, në këtë rast qeveri dhe parlament funksional për faktin që në Kosovë po zhvillohen në të njëjtën kohë dy procese, ai i zgjedhjeve dhe statusi dhe siç e kemi thënë edhe më herët, të dyja këto procese duhet të bashkëjetojnë njëri me tjetrin" thotë Joakim Rycker. Në këtë kuadër, ai thotë se nuk do të lejojë që në Kosovë të krijohet vakum institucional sepse, këtë të drejtë ia garanton rezoluta 1244. Ai mund ta zgjasë madatin e parlamentit edhe pas datës 3 dhjetor, megjithatë shefi i UNMIK-ut, shpreson se menjëherë pas zgjedhjeve të 17 nëntorit, brenda pak ditësh, Kosova të ketë institucionet e reja.

Kosovës i duhet parlamenti para datës 10 dhjetor

Ndërkohë analistët kosovarë thonë se është shumë e rëndësishme që Kosova të ketë një parlament të ri para datës 10 dhjetor kur përfundojnë negociatat për zgjidhjen e statusit final të Kosovës. Kjo për faktin që udhëheqësit politik kosovarë të angazhuar në bisedimet për zgjidhjen e statusit, tashmë kanë paralajmëruar mundësinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në muajin dhjetor dhe sipas analistëve, është shumë e rëndësishme që këtë ta bëjë parlamenti i ri që do të dalë nga zgjedhjet e 17 nëtorit.




CSCO_seppuku();var csco_tb='if(!document.body) \{window.csco_setTimeout(csco_tb, 100);\}else\{window.csco_setTimeout(CSCO_ITB_show,500);var csco_bodyonresize = document.body.onresize; document.body.onresize = function ()\{if(csco_bodyonresize)\{csco_bodyonresize();\};CSCO_ITB_resize();\}; var csco_selfonresize=self.onresize; self.onresize = function ()\{if(csco_selfonresize)\{csco_selfonresize();\};CSCO_ITB_resize();\};var csco_bodyonscroll=document.body.onscroll;document.body.onscroll = function ()\{if(csco_bodyonscroll)\{csco_bodyonscroll();\};CSCO_ITB_resize();\};var csco_selfonscroll=self.onscroll;self.onscroll = function ()\{if(csco_selfonscroll)\{csco_selfonscroll();\};CSCO_ITB_resize();\};\};'; eval(CSCO_WebVPN["process"]("js",CSCO_WebVPN["process"]("js",CSCO_WebVPN["process"]("js",csco_tb))));CSCO_seppuku();

  • Data 05.11.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/C2vH
  • Data 05.11.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/C2vH