1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Pas zgjedhjeve lokale në Francë

Socialistët francezë mund të gëzohen. Raundi i dytë vendimtar i zgjedhjeve komunale e thelloi edhe më shumë në të gjithë vendin përparësinë e tyre në rrafsh lokal

Presidenti francez Nicolas Sarkozy

Presidenti francez Nicolas Sarkozy

Socialistët arritën të fitojnë nga konservatorët e UMP-së metropolet e Strasburgut dhe të Tuluzës, fituan qytete si Amiens dhe Riens dhe mbrojtën bastione si Parisi, Lioni dhe Lilw (Lille) . Nga qytetet e mëdha, vetëm Marseja mundi t'i rezistojë "valës rozë" dhe të vazhdojë edhe më tej qeverisjen konservatore. Politikania e njohur socialiste franceze, Segolene Rojal e shpjegon kështu rezultatin e zgjedhjeve:

"U sanksionua mënyra se si ushtrohet pushteti, që ky pushtet është personalizuar në mënyrë të tepërt. Masa shumë të padrejta dhe paturpësira të ndryshme gjithashtu u ndëshkuan. Në nivelin lokal detyra jonë tani është e vështirë: na duhet të riparojmë atë që qeveria ka shkatërruar dhe prishur për nëntë muaj."

Socialistët qeverisin në këtë mënyrë në shumicën e qyteteve me më shumë se 20.000 banorë, në shumicën e departamenteve dhe thuajse në të gjitha rajonet e Francës. Një kundërpushtet i vërtetë nga poshtë, që pritet të kufizojë hapësirën e veprimit të presidentit Sarkozi. Kryetari i PS, Francois Hollande thotë triumfues:

"E Majta do të jetë në njëfarë mënyre në pushtet. Pa u vënë natyrisht pikëpyetje zgjedhjeve presidenciale. E dukshme megjithatë është që presidenti duhet të dëgjojë mesazhin e francezëve. Ata i thanë se ai nuk e ka mbajtur premtimin e tij për rritjen e forcës blerëse, që sjellja e tij në krye të shtetit është bërë e papranueshme"

Presidenti Sarkozi qëndroi i tërhequr në fushatën elektorale. Sondazhet për preferencën e tij nga zgjedhësit janë në një nivel shumë të ulët. Francezët nuk ia harrojnë ekspozimin e jetës private dhe temperamentin e tij të papërmbajtur. Prandaj ai vendosi të dërgojë në frontin e parë kryeministrin Francois Fillon. Ai ka dhënë siguri se qeveria do të bashkëpunojë me të gjitha komunat dhe e komenton kështu rezultatin e votimeve:

"Eshtë pa vend që nga votimi të nxirren mësime nacionale. Kjo nuk mund të bëhet për shkak të pjesëmarrjes së ulët në votime dhe të rëndësisë së kërkesave lokale. Vota e francezëve nuk duhet të instrumentalizohet për qëllime partiake."

Sidoqoftë, një anketim konfirmon se një në dy francezë është pro vazhdimit të reformave. Sipas kësaj, vetëm një në pesë vetë deshi që me dhënien e votës t'i tërheqë veshin presidentit Sarkozi.

  • Data 17.03.2008
  • Autor Stefanie Markert (MDR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DQHG
  • Data 17.03.2008
  • Autor Stefanie Markert (MDR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DQHG