1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Pas tetё vjetёsh NATO zgjeron sёrish radhёt e saj - Mali i Zi anёtari i 29

Pavarёsisht paraljamёrimeve tё Rusisё, Mali i Zi aderoi si anёtari i 29 nё aleancёn mrbojtёse tё Atlantikut Verior, NATO. Nё vend megjithatё antarёsimi nё NATO ёshtё i diskutueshёm.

Njё skenё qё u pёrhap nё mbarё botёn dhe u dha shkas pёr komente. Gjatё njё pozimi nё samitin e NATO-s pak ditё mё parё Donald Trump nxioi tё dilte nё radhёn e parё duke e shtyrё pa aspak kortezi nё anё kryeministrin e Malit tё Zi, Dushko Markoviq. Pikёrisht Malin e Zi e kjo nё samitin, ku ndёr tё tjera edhe kёtij vendi duhej t'i urohej mirёseardhja nё NATO. Markoviq e konsideroi si tё paqeder situatёn, ndёrsa komentatorёt e vlerёsuan atё si njё shenjё tjetёr tё injorancёs qё Trump demonstroi nё Bruksel.

Kёtё tё hёnё (05.05) kryeministri i Malit tё Zi ndodhet nё Uashington, ku ai nuk do tё takohet me Trump, por me zёvendёsin e tij Mike Pence. Kreu i qeverisё malazeze dorёzon nё Uashington tek qeveria e SHBA-sё dokumentin e antarёsimit tё vendit tё tij nё NATO. Sipas marrёveshjes sё Atlantikut Verior, qeveria e SHBA-sё ёshtё pёrgjegjёse pёr ruajtjen e dokumentacionit. Mali i Zi ёshtё aёtari i 29 nё NATO, e cila pas tetё vjetёsh i zgjeron sёrish radhёt e saj. Me kёtё hap NATO do tё tregojё, se vazhdon tё ndjekё politikёn e dyerve tё hapura, por nё aspektin ushtarak pranimi i Malit tё Zi nuk ka peshё. Ushtria e Malit tё Zi numёron  vetёm rreth 2000 froca. Sidoqoftё portet nё Adriatik kanё rёndёsi strategjike.

Qeveria ruse e konsideron si provokim pranimin e kёtij vendi tё vogёl nё aleancё. Moska vazhdimisht ka paralajmёruar, e majde ka kёrcёnuar me "masa kundёr". Kremlini me kёtё i druhet humbjes sё sferёs sё vet tё influencёs nё Ballkan. Zgjerimi i NATO-s ёshtё pёr Rusinё si njё halё nё sy dhe kjo ёshtё arsyeja kryesore e tensioneve prej kohёsh me Perёndimin.

Por edhe brenda vet Malit tё Zi antarёsimi nё NATO ёshtё i diskutueshёm. Qeveria nё Podgoricё ёshtё pro-perёndimore, ndёrsa popullsia nuk e mbёshtet plotёsisht atё. Vlerёsohet se gati gjysma e popullsisё prej  620 000 banorёsh janё serbё rusofilё, qё janё kundёr antarёsimit nё NATO. Qeveria iu shmang njё referendumi pёr kёtё arsye, duke e kaluar nё parlament mё 28 prill 2017 miratimin e antarёsimit nё NATO, ku partia DPS ka shumicёn.