1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Pas takimit të Bashkimit për Mesdheun, Siria tregon vetëbesim

Siria është rikthyer në skenën e politikës ndërkombëtare. Presidenti Bashir el Asad ndërmorri një kthesë habitëse në takimin e Bashkimit për Mesdheun. Siria dhe Libani ranë dakort për marrëdhënie diplomatike.

Presidenti i Sirisë, Bashar el Asad

Presidenti i Sirisë, Bashar el Asad

Bashir al Asadi rrezatonte vetëbesim. Ylli i takimi të nivelit të lartë në Paris nuk lë asnjë dyshim se pa Sirinë konflikti në Lindjen e Afërme nuk mund të zgjidhet. Bisedimet me Damaskun janë çelësi për zbutjen e problemeve. Asadi tregohet megjithatë edhe mjaft realist. Paqen me Izraelin presidenti sirian e gjykon të mundur brenda gjashtë muajsh, më e vonta brenda dy vjetësh. Kusht për këtë janë negociatat direkte. Aktualisht të dyja palët kanë mbajtur kontakte indirekte në deri tani tre raunde bisedimesh me ndërmjetësimin turk. Gjatë mandatit të presidentit Bush negociatat reale nuk janë të mundura, kjo për Asadin është po aq e qartë sa edhe bindja e tij se pa SHBA nuk bëhet asgjë. Për një zgjidhje afatgjatë duhet pritur patronazhi i presidentit të ardhshëm të Uashington.

Edhe pse Parisi për Sirinë dhe Asadin shënoi rikthimin në skenën ndërkombëtare, presidenti Sirian e refuzon politikën e simboleve për kamerat. Një dhënie duarsh të tillë ai ajo që inskenoi presidenti francez Sarkozi për kryeministrin izraelit Ehud Olmert dhe presidentin e palestinezëve Abaz për Asadin është tani për tani e pamundur. Më e rëndësishme është për të krijimi i realiteteve të reja, paqe në vend të luftës. Për kanalin televiz arab Al Xhazira Asad tregoi se si i përfytyron marrëdhëniet me Izraelin:


"Normalizimi është termi i gabuar. Që prej fillimit të procesit të paqes ne flasim për marrëdhënie normale. Për ne normale do të thotë të kemi marrëdhënie si shtetet e tjera: me ambasada, kontakte, marrëveshje. Këto marrëdhënie mund të jenë herë më të mira e herë më të këqija. Kjo është pjesë e sovranitetit të çdo vendi. Pra le t'i quajmë thjesht marrëdhënie normale."

Normale pra si p.sh. ato mes Egjiptit dhe Izraelit, një e ashtuquajtur paqe e ftohtë, që është megjithatë paqe. Asadi largohet nga Parisi pas paradës së sotme ushtarake me kokën lart. Ai është rikthyer në skenën politike. Arsyeja është ndihma e tij për çtensionimin e situatës në Liban me mbështetjen e marrëveshjes së Dohas që bëri të mundur zgjedhjen e një presidenti dhe qeverie të re në Bejrut. Në Paris Asadi dëshmoi mobilitet edhe me takimin e tij me presidentin libanez dhe me fillimin e marrëdhënieve diplomatike. Kjo e sjell Sirinë më pranë marrëveshjes së asociimit me BE-në, e cila ishte pezulluar pas vrasjes së ish kryeministrit libanez Hariri, për të cilën dyshimet ranë mbi Sirinë.

Në politikën e brendshme rreth 20 milionë sirianët nuk do t'a ndiejnë shpejt vlerësimin e ri të vendit të tyre. Asadi nuk tha më shumë se klishetë e zakonshme në Paris: modernizimi i vendit, ecja përpara por në hapa të saktë pra edhe të vegjël. Synimi i Sirisë është stabiliteti i cili vazhdon të sigurohet nga dora e ashpër e forcave të sigurimit.

  • Data 14.07.2008
  • Autor Ulrih Leithold/ Aman
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EcC4
  • Data 14.07.2008
  • Autor Ulrih Leithold/ Aman
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EcC4