1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Pas sulmit ndaj autobusit të klubit BVB arrestohet një islamist

Policia ka arrestuar pas sulmit një ditë më parë (11.04) ndaj autobusit të klubit të futbollit Borussia Dortmund (BVB) një të dyshuar islamist. Prokuroria federale heton në pistën e një akti të mundshëm terrorist.

Prokuroria federale e konsideron si të mundshëm sfondin terrorist dhe motivet islamiste të sulmit me bombë ndaj autobusit të ekipit të futbollit Borussia Dortmund. Këtë e deklaroi zëdhënësja e organit më të lartë të hetimit, Frauke Köhler, në Karlsruhe.

Kontrollohen dy banesa

Në valën e hetimeve lidhur me atentatin autoritete, sipas zëdhënëses Kähler, kanë kontrolluar banesat e "dy të dyshuarve nga skena islamiste". Njëri nga dy personat u arrestua përkohësisht. Ndërkohë po shqyrtohet urdhërarresti.

Sipas informacioneve të gazetave "Express" dhe "Kölner Stadt-Anzeiger" të dy të dyshuarit i përkasin skenës islamiste në landin e Renanisë Veriore-Vestaflisë - një 25 vjeçar irakian nga Vupertali dhe një 28 vjeçar gjerman nga Fröndenberg (Kqarku Unna). Që të dy akuzohen si të afërt me organizatën terroriste "Shteti Islamik". Autoritetet kanë të dhëna, se të paktën njëri prej tyre mund të ketë qenë në afërsi të vendit të ngjarjes, shkruajnë gazetat.

Shufra metali në lëndën shpërthyese

Sipas të dhënave të zëdhënëses së prokurorisë federale, Köhler, lëndët shpërthyese ishin pajisur edhe me shufra metali. Një shufër metali ka depërtuar në njërën nga mbështetëset e kokës së një sediljeje të autobusit. Lënda shpërthyese ka pasur një rreze veprimi prej më shumë se 100 metrash.  "Nisur nga këto rrethana mund të themi, se është fat, që nuk ka ndodhur edhe më keq", tha Köhler. Sa u përket pyetjeve se për çfarë lloj mekanizmi ndezjeje dhe lënde plasës është fjala, këto janë objekt i hetimeve kriminalistike. Autoritete e sigurisë në Renaninë Veriore-Vestfali nuk e përjashtojnë mundësinë e akteve të mëtejshme dhe janë vendosur në gjendje gatishmërie, sipas ministrit të Brendshëm të landit,  Ralf Jäger.

Köhler konfirmoi gjetjen e tri letrave me të njëjtën përmbajtje islamiste përmes të cilave merret përsipër autorësia. Këto tani po analizohen nga ekspertët. Një vlerësim përfundimtar nuk është ende i mundur. Sipas mediave në këto letra thuhet, se këtej e tutje sportistët dhe të tjerë persona publikë në "Gjermani dhe në kombe të tjera kryqëzatash" ndodhen në "listën e vdekjes të Shtetit Islamik."

Në një letër tjetër autorësie për sulmet të publikuar në internet, sipas vlerësimeve të para shprehen dyshime lidhur me vërtetësinë, tha Köhler. Në letër bëhet hamendësohet për një sfond ekstrmist të majtë të sulmit.

Pak para ndeshjes së Ligës së Kmapioneve (11.02)mes Dortmundit dhe AS Monaco shpërthyen pranë autobusit të ekipit BVB tri lëndë plasëse, në kohën që autobusi u nis nga lagja Höchsten e Dortmundit drejt stadiumit.