1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Pas skandalit të manipulimeve Volkswagen nën presion

Në bursë të hënën pati një rënie të fortë të krusit: Aksionet e prodhuesit të automobilëve VW ranë ndjeshëm. Ndërkohë koncerni ka ndërprerë shitjen e automjeteve më naftë në SHBA. Shefi i VW ndodhet nën presion.

Autoriteti i SHBA-së për Mjedisin akuzon koncernin Volkswagen (VW), që në automjetet me naftë në SHBA i ka kamufluar parametrat e matjes së vërtetë të emisioneve të gazrave. VW në të paktën 482.000 automjete të prodhuara në vitet 2009 deri më 2015 duhet të ketë vendosur një software special për të manipuluar matjen e emetimit të gazrave të dëmshme.

VW e ka ndërprerë tani për tani shitjen e automjeteve katërcilindërsh me naftë në SHBA. Një zëdhënës i koncernit konfirmoi (021.09) njoftimet përkatëse në media. Të prekrua nga kjo masë janë markat VW dhe Audi. VW deri nëj një afat të pacaktuar nuk do të shes ëmë as automjete të përdorura të këtij tipi.

Pas akuzave për manipulim nga autoriteti i SHBA-së bursa të hënën (21.09) e ndëshkoi koncernin VW. Aksionet e kocnernit të automobilëve humbën mbi 22 përqind, që i përgjigjet një shume prej rreth 15 miliardë Eurosh. Analisti i degës së automobilëve në Bankën "Norddeutsche Landesbank (Nord/LB), Frank Schwope, e konsideron këtë si një dështim të përkohshëm. Shumë më tepër nga ky skandal rëndon imazhi në SHBA për koncernin VW. "Kjo është katastrofale për imazhin e Volkswagen-it. Volkswagen pikërisht vitet e fundit ishte duke e marrë veten në SHBA, sepse me sa dukej nuk kishte fituar shumë para në këtë treg, shifrat e shitjes nuk entuziazmonin. Por tani me këtë manipulim në automjetet me naftë natyrisht që VW do të ketë probleme edhe më të mëdha në SHBA e në të gjithë Amerikën e Veriut."

Dëmtimi i imazhit, sipas ekspertëve mund të prekë edhe të tjerë proudhes gjermanë të automobilëve, e gjithashtu shkakton një dëm të madh financiar. Autoritetet e SHBA-së mund të kërkojnë një gjobë deri në 15 miliardë Dollarë amerikanë. Kësaj i shtohen edhe kostot e padive kolektive të poseduesve të automjeteve të manipuluara.

Eksperti i makinave Stefan Bratzel nga shkolla e lartë profesionale në Bergisch-Gladbach mendon, se gjobat mund të jenë dukshëm më të ulëta, sepse VW po bashkëpunon me autoritetet për zbardhjen e skandalit.

Zëra për dorëheqjen kreut të koncerit

Eksperti gjerman i i automobilëve Ferdinand Dudenhöffer lë të nënkuptohet, se ndoshta shefi i VW duhettë japë dorëheqjen. Sipërgjgjës direkt për hulumtimet dhe zhvillimin kryetari i kryesisë së koncernit ose ka pasur dijeni për manipulimet, ose nuk e ka idenë dhe nuk e ka nën kontroll sektorin e tij të menaxhimit, tha drejtori i Center Automotive Research në Universitetin Duisburg-Essen për gazetën "Frankfurter Rundschau" në numrin e së hënës (21.09). "Në të dyja rastet unë do të thoja, se Winterkorn nuk mund të qendrojë më në krye të kocnernit."

Edhe kryetarja e Komisionit parlamentar për Mjedisin, politikania e partisë ekologjiste „Të Gjelbërit" Bärbel Höhn, deklaroi, se një „manipulim i tillë masiv me softëare" duhet të ketë kaluar me dijeninë e kryesisë në koncern. "Gjithçka tjetër do të më habiste." Përveç kësaj edhe të tjera marka automobilësh në valën e përpjekjeve për respektimin e kuotave të emisioneve të gazrave në Europë dhe në SHBA mund të jenë përfshirë prej manipulimeve, mendon Höhn.

Që vlerat e emisioneve të gazrave të dëmshme të jenë në terren më të larta se vlerat e matura në laborator, kjo është e mundshme edhe në Gjermani e në Europë, tha Reinhard Kolke nga Klubi Gjerman i Automobilëve, ADAC. Ky klub ka një qendër të madhe teknike në Landsberg të Bavarisë. "Legjivënësit faktikisht kanë mundësuar disa boshllëqe dhe nuk mund të përjashtohet, që matësit e automjetit bëjnë dallimin: tani jam matur në një laborator, jashtë laboratorit në funksionimin real emisionet janë me gjasë më të larta nga sa janë certifikuar."

Autoritetet europiane në të ardhmen synojnë, që matjet e emisioneve të gazrave të bëhen jo vetëm në laborator, por edhe në rrugë, tha eksperti i ADAC-së Kolke. Ndihma gjermane për Mjedisin merr shkas tani nga skandali i gazrave të VW-së, për të ngritur padi në gjykatë për ndalimin e veturave me naftë në Gjermani.

Deutschland VW Hauptversammlung

Kryetari i kryesisë së koncernit VW, Martin Winterkorn

Kreu i koncernit: Riftimi i besimit të klientëve ka prioritet të lartë

Ndërkohë është e paqartë, se kush ka pasur dijeni për manipulimet e Volkswagen-it në SHBA. Të tilla vendime vështirë se merren në rrethe të vogla në koncern. Por kjo nuk do të thotë automatikisht, se edhe shefi i koncernit Winterkorn mund të ketë pasur dijeni për këtë. "Ne e dimë, që Volkswagen është një sipërmarrje e drejtuar me një teknikë të fortë hierarkie. Unë nuk dua të besoj, se ai mund të ngarkohet me diçka të tillë - ai njihet si person me mjaft integritet. Ndaj, unë mendoj, që ai nuk ka pasur dijeni."

E domosdoshme është tani, që afera të zbardhet tërësisht, thekson më tej Bratzel. VW në këtë aspekt duhet të jetë mjaft transparent, në rast të kundërt është e vështirë, që të rifitohet besueshmëria. Në një pozicionim me shkrim Winterkorn ka komunikuar një hetim nga jashtë. Riftimi i besimit të klientëve dhe opinionit ka edhe për atë personalisht prioritetin më të lartë.