1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Pas retorikës luftarake koreanoveriore s'qëndrojnë mundësi reale veprimi

Njerëzit me të vërtetë të fuqishëm pas Kim Jong-unit janë kryesisht halla dhe xhaxhai i tij dhe jo pjesëtarët e strukturave të pushtetit.

Sundimtari i Koresë e Veriut, Kim Jong-un, ka disa kohë që e ka shfuqizuar marrëveshjen e armëpushimit me Korenë e Jugut që ekziston prej 60 vjetësh dhe ka shpallur gjendjen e luftës dhe mes Koresë së Veriut dhe të Jugut po zhvillohet një luftë fjalësh dhe deklaratash të ashpra. Ndërkohë Kim Jong-un kërcënoi zyrtarisht me një goditje bërthamore edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shtetet e Bashkuara kanë dërguar në këtë zonë luftanije, aeroplanë luftarake dhe pajisje për mbrojtjen nga raketat. Manfred Pohl, politolog dhe ekspert për Azinë në Hamburg mendon pas retorikës luftarake nuk qëndrojnë mundësi reale veprimi

"Kjo besoj se është një kartë që Kim Jong-un e luan kryesisht nisur nga zhvillimet e brendshme. Lufta për pushtet në Korenë e Veriut ka gjetur pak vëmendje deri tani. Njerëzit me të vërtetë të fuqishëm pas Kim Jong-unit janë kryesisht halla dhe xhaxhai i tij dhe jo pjesëtarët e strukturave të pushtetit. Kim Kyong-hui është halla dhe Jang Song-thaek, xhaxhai i tij. Të dy janë për një hapje të kujdesshme të vendit. Kim Kyong-hui, halla pra, është prej një kohe më të gjatë për reforma politike. Unë mendoj se këta të tre së bashku, Kim Jong-un, Kim Kyong-hui dhe Jang Song-thaek ndjekin një qëllim të trefishtë. Retorika e mprehtë thekson së pari se ushtria duhet të përmirësohet. Kjo mund të interpretohet si fakt se nën Kim Jong-un vitin e fundit është zgjeruar roli i partisë. Kjo do të thotë se ai është duke ndjekur shembullin kinez, ku partia komandon armët, që është një ngushëllim për ushtrinë, prandaj këto fjalë të ashpra."

Përzgjedhja e fjalëve të mprehta për deklarat  është sipas Manfred Pohl "një përpjekje për ta paraqitur situatën në Korenë e Veriut më të qëndrueshme se ajo është me të vërtetë. Unë nuk mendoj se kemi të bëjmë me alternativa reale apo mundësi reale për veprim, por shumë nga ato që ne dëgjojmë janë të drejtuara nga brenda."

Nordkorea Kaesong Abriegelung Sonderwirtschaftszone

Mbyllja e përkohëshme e zonës së lirë industriale Kaesong

Manfred Pohl thekson, se "nëse i shikojmë gjërat nga afër, paralelisht me zgjedhjen e mprehtë të fjalëve kemi një hapje shumë të kujdesshëm të vendit në drejtim të zhvillimit të industrisë së lehtë." Po ashtu Kim Jong-un tha edhe se vendi do që përmes energjisë bërthamore të krijojë një bazë për zhvillimin ekonomik të vendit, "ndoshta për t'u bërë pak më i pavarur nga Kina dhe ndihmat e huaja" - mendon Pohl.

Mbylljen e përkohëshme të zonës së lirë industriale Kaesong Manfred Pohl e sheh si mjet shantazhi ndaj Koresë së Jugut, sepse aty punojnë firma të mesme dhe ky është një sektor i kërcënuar i ekonomisë koreanojugore. Kërcënimet Koreja e Veriut i ka bërë gjithmonë për të përfituar koncesione kryesisht nga Koreja e Jugut, por edhe nga Japonia, apo ndoshta edhe nga SHBA.