1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Pas njohjes së pavarësisë Gjermania duhet të marrë edhe përgjegjësi për zhvillimin e shtetit të ri të Kosovës

Gjermania së bashku me misionin e drejtuar nga BE-ja si dhe me SHBA, prania ushtarake e së cilës në kuadër të KFOR-it është esenciale, duhet të përpiqen, që Kosova të shndërrohet në një histori suksesi.

default

Flamuri i Kosovës

Para 17 vjetësh Gjermania qe një nga shtetet e para, që njohu fillimin e shpërbërjes së Jugosllavisë si realitet politik përmes vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Kroacinë, Slloveninë dhe Maqedoninë. Të mërkurën RFGJ ka njohur Kosovën, të fundit e shtatë shteteve të ish-shtetit shumëkombësh. Tani Gjermania duhet të marrë edhe përgjegjësi për zhvillimin e shtetit të ri.


Vendimi i sotëm i qeverisë gjermane tregon që procesi i dhimbshëm i shpërbërjes së Jugosllavisë përfundon atje, ku ka nisur para 20 vjetësh, pikërisht në Kosovë. Njohja e Kosovës si shtet është një dëshmi e vullnetit të Gjermanisë dhe të gjitha shteteve, të cilat kanë kryer këtë hap në ditët e fundit dhe për ata që do ta bëjnë. Tani çështja është që të tregojnë edhe forcë drejtuese dhe vullnetin ta mbështesin në vepra. Gjermania së bashku me misionin e drejtuar nga BE-ja, EULEX, por edhe me SHBA, prezenca ushtarake e së cilës në kuadër të KFOR-it është esenciale për sigurinë e shtetit të ri, duhet të përpiqen, që Kosova të jetë sukses.

Brennendes Fahrzeug der Grenzpolizei im Kosovo

Makinë e UNMIKU-ut djegur nga serbët e Kosovës në Jarinjë

Pritet që kundërshtarët e pavarësisë, me në krye qeveritë në Beograd dhe Moskë, të bëjnë gjithçka, që të dëshmojnë se Kosova dështon si sistem politik qoftë edhe për të këmbëngulur tek e tyrja. Trazirat në kufirin e Kosovës të martën na kanë dhënë një shije, të asaj që mund të vijë. Ministri serb për Kosovën, Slobodan Samarxhiç, i ka përshëndetur trazirat madje duke i quajtur si "legjitime". Dhe Beogradi ushtron presion masiv ndaj serbëve etnikë, që shërbejnë në policinë e Kosovës, që të lënë punën.

Tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës do të ishte gjëja më e keqe, që mund t´i ndodhte pakicës serbe. Gjermania dhe të gjitha shtetet, që e kanë njohur Kosovën, duhet të shkojnë së bashku me qeverinë e Kosovës në drejtim të serbëve që jetojnë atje. Ata duhet t´u bëjnë atyre të qartë, se institucionet e Kosovës mund t´u ofrojnë atyre më shumë siguri dhe perspektiva për të ardhmen se demagogët e Beogradit, të cilët mundohen ta mbajnë të ngrohtë konfliktin vetëm për arsye të politikës së brendshme.

Për t´u dhënë siguri dhe një të ardhme, parlamentarët e Kosovës ka futur menjëherë në fuqi paketën ligjore të Martti Ahtisaarit. Ajo u garanton pakicave një masë të madhe të të drejtave kolektive. Tani çështja është, që kjo të jetësohet dhe të pengohet që në fillim që në veri të Kosovës të kryhet ndarja e territoreve me shumicë serbe.

Por kjo bëhet vetëm kur institucionet e Kosovës si dhe KFOR-i të kenë monopolin e pushtetit dhe të veprojnë me konsekuencë ndaj strukturave paralele, që përpiqet të instalojë atje Beogradi. Përndryshe ekziston rreziku, që të krijohet një shtet në ilegalitet. Një i tillë megjithatë vetëm do të zgjaste vuajtjen e serbëve të Kosovës dhe do të pengonte integrimin e tyre.

Pengesa e një agonie të tillë është e rëndësishme dhe për Serbinë dhe integrimin e saj në Evropë. Sepse vetëm kur politika serbe të ndahet përfundimisht nga iluzioni për të mundur të qeverisë Kosovën, mund ta lërë pas vetes së shkuarën dhe të zhvillojë koncepte për një të ardhme të përbashkët evropiane.

DW.COM

  • Data 20.02.2008
  • Autor Fabian Schmidt
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DAaO
  • Data 20.02.2008
  • Autor Fabian Schmidt
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DAaO