1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pas një heshtjeje të gjatë presidenti i Zimbabves iu drejtua tri javë pas zgjedhjeve të diskutueshme bashkëkombasve të vet

Claus Stäcker 19 Prill 2008

Robert Mugabe nuk e ceku në fjalim temën e rezultateve zgjedhore ende të papublikuara. Në vend të kësaj ai vlerësoi para së gjithash veten.

https://p.dw.com/p/Dkq1
Presidenti i Zimbabves Robert Mugabe
Presidenti i Zimbabves Robert MugabeFotografi: AP

Në 28 vjetorin e pavarësisë së Zimbabves presidenti Robert Mugabe iu drejtua kombit për herë të parë pas humbjes së tij zgjedhore të para tri javëve. Si gjithnjë Mugabe kujtoi fillimisht luftën çlirimtare kur, siç e formuloi ai, pas një lufte triumfale Zimbabve hoqi zinxhirët e kolonialistëve racistë britanikë.

Si në fushatën zgjedhore autokrati 84 vjeçar, i cili e qeveris vendin që prej shpalljes së pavarësisë 28 vjet më parë, e hodhi këtë kartë para rreth 50.000 përkrahësve të partisë ZANIU-PF në një stadium futbolli në Harare: Sepse për Mugaben prej luftës çlirimtare buron deri më sot e drejta e patrazuar për të sunduar:

'Historia jonë politike është e njohur, megjithëse me kalimin e kohës për ne do të bëhet gjithnjë e më e vështirë ta mbajmë gjallë këtë histori. Para së gjithash ndër ata që e injorojnë atë ose që përpiqen qëllimisht për t'i bërë të kthyeshme arritjet e luftës sonë për liri.'

Në mendjen e Mugabes të gjithë ata që largohen prej tij janë armiq, marioneta, lavire të Perëndimit - veçanërisht të Britanisë së Madhe:

'Derisa dje shtypnin me dhunë brutale popullin tonë dhe plaçkisnin pasuritë tona nëntokësore, sot e kanë përsosur taktikën e tyre me forma më të holla. Sot përdorin paranë si armë dhe blejnë me tërë kuptimin një pjesë të njerëzve tanë, në mënyrë që të ngrihen kundër qeverisë së tyre.'