1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Pas monitorimit tȅ burgjeve dhe komisariateve në Shqipȅri

Keqtrajtimi dhe dhuna fizike e policisȅ sȅ shtetit nȅ Shqipȅri ndaj tȅ ndaluarve nȅ dhomat e paraburgimit ose nȅ momentin e arrrestimit pȅrbȅn shkelje tȅ tȅ drejtave themelore tȅ njeriut.

Çdo vit Komiteti i Parandalimit tȅ Torturȅs, strukturȅ kjo e Kȅshillit tȅ Europȅs, monitoron nȅ vendet anȅtare tȅ kȅtij Kȅshillli, respektimin e tȅ drejtave dhe lirive themelore tȅ personave nȅ konflikt me ligjin.  Fjala ȅshtȅ pȅr tȅ ndaluarit nȅ dhomat e paraburgimit dhe ata qȅ vuajnȅ dȅnimin nȅ burg. Raportet e kȅtij Komiteti mbȅshteten nȅ informacione te drejtȅpȅrdrejta, tȅ vjela gjatȅ kȅtyre monitoriomeve. Nȅ Raportin e 2012-s tȅ kȅtij Komiteti shkruhet se “Nȅ Shqipȅri, u konstatuan raste tȅ keqtrajtimit fizik dhe tȅ dhunȅs nȅ dhomat e paraburgimit nȅ disa komisariate tȅ policisȅ ndaj tȅ ndaluarve si edhe nȅ momentin e arrrestimit”.

Mungesë profesionalizmi

Adrian Kati, Drejtor Ekzekutiv i Qȅndrȅs shqiptare pȅr Rehabilitimin e viktimave tȅ Dhunȅs dhe Torturȅs, njȅ strukturȅ kjo e shoqȅrisȅ civile qȅ monitoron institucionet  qȅ pȅrdorin forcȅn nȅ dhomat e paraburgimit apo nȅ burg,  thotȅ pȅr programin shqip tȅ DW se tȅ tilla raste dhune dhe keqtrajtimi fizik janȅ shpesh tȅ padokumentura por lȅnȅ gjurmȅ tek viktimat. Sipas tij shkaku i pȅrdorimit tȅ dhunȅs policore ne nuk ȅshtȅ vetȅm njȅ por janȅ disa: mungesa e profesionalizmit nȅ policinȅ e shtetit, e gȅrshetuar edhe me fenomene sociale dhe ekonomike tȅ njȅ shoqȅrie nȅ tranzicion qȅ kanȅ ndikuar pȅr tȅ errȅsuar arritjet e deritanishme nȅ ngritjen e njȅ policie qe duhet te funksionoje si njȅ institucion demokratik. 

“Policia e shtetit, si njȅ institucion demokratik, i ngritur edhe me asistencȅn e BE dhe tȅ faktorit ndȅrkombȅtar  nuk funksionon nȅ mȅnyrȅ demokratike dhe nuk respekton ligjet ne fuqi sepse nȅ rradhȅt e saj ka ende tȅ individȅ me mentalitet dhe mendje postkomuniste edhe tani 20 vjet pas rȅnies sȅ komunizmit” thotȅ Adrian Kati.

Adrian Kati, drejtor Ekzekutiv i Qȅndrȅs shqiptare pȅr Rehabilitimin e viktimave tȅ Dhunȅs dhe Torturȅs

Adrian Kati, drejtor Ekzekutiv i Qȅndrȅs shqiptare pȅr Rehabilitimin e viktimave tȅ Dhunȅs dhe Torturȅs

Dhunȅ fizike e shoqȅruar me atȅ psikologjike

Qȅndra shqiptare pȅr Rehabilitimin e viktimave tȅ Dhunȅs dhe Torturȅs ka Marreveshje bashkȅpunimi me Drejtorinȅ e Pȅrgjithshme tȅ Burgjeve, nȅ bazȅ tȅ sȅ cilȅs kjo qȅndȅr monitoron, trajnon stafin dhe ngre kapacitetet pȅr parandalimin e ushtrimit te dhunȅs fizike dhe torturave. Sipas drejtuesit tȅ saj, Adrian Katit, monitorimet tregojnȅ se dhuna fizike ndaj tȅ ndaluarve nȅ dhomat e paraburgimit apo nȅ momentin e arrestimit shoqȅrohet me dhunȅ psikologjike.

“Kȅto dy forma tȅ dhunȅs, tȅ gȅrshetuara me faktorin kohȅ dhe me pozicionin e policit sjellin, nȅ fund tȅ fundit, torturȅn. Bȅhet fjalȅ pȅr tȅ gjitha vendet e privimit tȅ lirisȅ” thotȅ Z. Kati 

Klima e pandȅshkueshmȅrisȅ sȅ autorȅve tȅ dhunȅs

Qȅ dhuna fizike e gȅrshȅtuar me atȅ psikologjikȅ nga policia ndaj tȅ ndalurve dhe tȅ burgosurve tȅ parandalohet parakushti kryesor ȅshtȅ dȅnimi i autorȅve tȅ saj.

“Por nȅ Shqipȅri ȅshtȅ kultivuar njȅ klimȅ e pandȅshkueshmȅrisȅ. Duhet tȅ jetȅ e qartȅ, shumȅ e qartȅ pȅr kȅdo: po shkele tȅ drejtat e njeriut do tȅ ndȅshkohesh sipas ligjeve nȅ fuqi”, thekson Z. Kati.

E drejta ndȅrkombȅtare dhe funksionim i demokracisȅ  pȅr tȅ gjithȅ

Respektimi i tȅ drejtave themelore tȅ tȅ ndaluarve nga policia dhe atyre qȅ vuajnȅ dȅnimet, parandalimi i dhunȅs dhe torturave ndaj tyre ȅshtȅ tregues i njȅ demokracie funksionale pȅr tȅ gjithȅ, thekson Adrian Kati. “Ka ardhur koha qȅ nȅse kȅrkojmȅ demokraci pȅr tȅ gjithȅ, nȅse kȅrkojmȅ qe institucionet shtetȅrore tȅ jenȅ nȅ shȅrbim tȅ tȅ gjithȅve, nȅse kȅrkojmȅ tȅ ndȅrtojmȅ njȅ demokraci funksionale atȅhere tȅ gjithȅ ata police apo punonjȅs tȅ ruajtjes sȅ rendit, duhet tȅ ndȅshkohen pa mȅdyshje, ne baze tȅ drejtȅs ndȅrkombȅtare, legjislacionit dhe Kushtetutȅs sȅ Shqipȅrisȅ”, thotȅ Adrian Kati.

Autor: Ani Ruci

Redaktoi: Lindita Arapi