1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

NRS-Import

Pas katastrofës në Ludvigshafen, Gjermania dhe Turqia hetojnë së bashku

Zbardhja e ngjarjes së Ludvigshafenit, të para dy ditëve ku humbën jetën nëntë vetë nga zjarri që ra në një banesë nuk është kryer ende. Thirrjet për qetësi dhe vetpërmbajtje nuk po dëgjohen plotësisht.

Dy gra para pallatit të djegur Ludwigshafen

Dy gra para pallatit të djegur në Ludwigshafen

Nuk ka dyshim që kjo ngjarje do të rëndojë marrëdhëniet tradicionale mes Gjermanisë dhe Turqisë, dhe mund të kthehet në një sprove për miqësinë gjermano-turke aq të cituar mendon Baha Gynger në komentin e tij.

Traumatizimi pas akteve të vënies së zjarrit në banesa në Solingen, Mölnn apo Rostok në vitet 90-të është ende i pranishëm. Këto raste nuk janë sqaruar ende plotësisht. Shkaku i zjarrit në Ludvigshafen nuk dihet ende, megjithatë Gjermania po druhet për prishjen e emrit të saj si një shtet demokratik dhe i së drejtës. Në rast se një ndodhi e tillë ka qenë planifikuar dhe kryer nga nazistët apo simpatizantët e tyre, atëherë kjjo do të shkaktonte tërmet politik në Gjermani. Fajësimet e kristinademokratëve dhe socialdemokratëve ndaj njëri tjetrit do të gërryenin bazamentin e koaliconit të madh dhe do t'i krijonin shanse partive opozitare si të majtëve, liberalëve, dhe të gjelbërve.

Katastrofa në Ludvigshafen ka tronditur besimin e emigrantëve

Katastrofa në Ludvigshafen ka tronditur besimin e shumë emigrantëve tek shteti gjerman, para së gjithash besimin e turqve që jetojnë në Gjermani. Zemërimi dhe tronditja për vdekjen e nëntë vetëve dhe shumë të plagosurve rrezikon të çojë deri tek veprimet e dhunshme të shtresës së të prekurve. Fakti që forcave të sigurisë dhe zjarrfikësve në Ludvigshafen duhet t'u ofrohet mbrojtje policore tregon qartë tensionin e madhe mes gjermanëve dhe turqve në Gjermani.


Në këto kushte është hap i rëndësishëm dhe i duhur dërgimi nga Ankaraja i një trupe ekspertësh në Gjermani. Me këtë i dilet përballë akuzës se autoritetet gjermane nuk po hetojnë në mënyrë objektive. Në rast se hetuesit arrijnë në përfundimin se ka qenë thjesht një defekt teknik që shkaktoi zjarrin, mjaft turq në Gjermani do të kishin dyshimin se po fshihen faktet. Nga ana tjetër prania e hetuesve turq ndikon pozitivisht tek emigrantët turq dhe ul tensionet.

Merkel duhet të mësojë nga gabimet e bëra prej Kolit

Do të ishte mirë nëse kancelarja gjermane Merkel se bashku me kryemnistrin turk Erdogan, të shkonte në Ludvigshafen. Në ngjarjen e Solingenit, ish-kancelari Kohl bëri gabim që nuk shkoi në vendin e ngjarjes. Ai i hodhi poshtë nga larg akuzat për urrejtje ndaj të huajve në Gjermani.

Nga gabimet e udhërrëfyesit të saj politik, Kohl, duhet të mësojë kancelarja Merkel. Ajo duhet të tregohet si kancelarja et të gjithë qytetarëve gjermane, edhe të atyre me prejardhje të huaj.

  • Data 07.02.2008
  • Autor Baha Güngör / DW Türkish
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D3pF
  • Data 07.02.2008
  • Autor Baha Güngör / DW Türkish
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D3pF