1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Pas Barcelonës tentativë terrori edhe në Cambril

Të paktën 13 të vdekur dhe më shumë se 100 të plagosur- ky është bilanci tragjik i sulmit terrorist të së enjtes në Barcelonë. Në Cambril policia qëlloi 5 vetë.

Dy atentate terroriste e kanë tronditur Spanjën. Në Barcelonë të enjten një burrë mësyu me furgon masën e njerëzve në shëtitoren La Rambla. Disa orë pas atentatit në qytetin bregdetar Cambrils atentatorët u përpoqën të kryenin po me automjet një sulm terrorist në shëtitoren e plazhit.

Autoritetet e sigurisë arritën të pengonin më të keqen. Ata i qëlluan për vdekje pesë terroristët, bëri të ditur një zëdhënës i policisë. Hetuesit janë të mendimit se ka lidhje mes sulmit në Cambril dhe Barcelonës.

Por në La Rambla atentatori vrau 13 vetë dhë plagosi 100 të tjerë. Ishin skena dramatike në rrugën e populluar me turistë të enjten. Pamjet televizive tregojnë njerëzit që vrapojnë, të plagosur qëndrojnë të shtrirë në tokë.

Shoferi në arrati

Mediat raportojnë, se policia ka arrestuar ndërkohë tre të dyshuar. Dy persona u kapën në Ripoll në veri të Barcelonës, mes tyre një marokan. Ndërsa në Alcanar, policia arrestoi një person me origjinë nga eksklava spanjolle Melilla. Ndërkohë ende kërkohet autori i furgonit.

Atentati me shumë gjasa ka lidhje me të ashtuquajturin "Shteti Islamik". Sipas të dhënave të së ashtuquajturës agjenci e IS-it, Amak, shoferi dhe njerëzit e tij janë ushtarë të IS-it që me këtë operacion kanë reaguar ndaj thirrjeve për të sulmuar "koalicionin ndërkombëtar".

"Spanja është Barcelonë"

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy deklaroi pas atentatit se "ne jemi të bashkuar në dhimbje. Por jemi sidomos të bashkuar në vullnetin për t'i dhënë fund kësaj çmendurie dhe barbarie." Ndërsa Mbreti Felipe VI u shpreh se "ata nuk do të na terrorizojnë ne. E gjithë Spanja është Barcelonë."

 

 

la/(afp,dpa)