1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Pas atentatit ndaj shefit të policisë në Pasau

Shefi i policisë së Pasaut u ther me thikë nga ekstremistë të djathtë. Si ishte e mundur të ndodhte një gjë e tillë

default

Më shumë se 300 vetë demonstruan me 15 dhjetor në Passau kundër ekstremizmit të djathtë

Të shtunën e shkuar në qytetin bavarez, Pasau u qëllua me thikë shefi i policisë. Autori i krimit me sa duket vjen nga skena ekstremiste e djathtë. Megjithatë kjo nuk është vërtetuar ende. Autori, ose autorët nuk janë kapur ende. E qartë është, që nëse bëhet fjalë për një vepër me motive politike, atëherë duhet që tema e ekstremiszmit të djathtë të rikthehet në vëmendjen e opinionit publik, komenton Cornelia Rabitz


Tronditja pas atentatit brutal ndaj shefit të policisë së Pasaut është e madhe, po ashtu edhe habia. Në fund të fund në vend ishim mësuar me uljen e shifrave dhe problemet e mëdha në arenën botërore. Për partinë ekstremistë të djathtë, që ka hyrë në disa lande gjermane, nuk shqetësohej më njeri. Takime të kameradëve neonazistë zhvilloheshin diku në provincë në skenën politike të ekstremistëve të djathtë larg vëmendjes së opinionit publik. Dhe ata djem agresivë me çizmet ushtarake dhe xhiboksat shiheshin si një shfaqje e pakëndshme e problemeve sociale në disa rajone të izoluara të Gjermanisë lindore.

Kështu jeta politike vazhdoi normalisht. Në axhendën politike qëndonte lart luftimi i terrorizimit islamik edhe në Gjermani. Ekstremizimi i djathtë kritikohej, ku shfaqej. Por nuk shihej më si një kërcënim, që duhej marrë seriozisht. Që mund të kishte atentatorë ekstremistë të djathtë, që nuk tremben nga krimet ndaj përfaqësuesve të shoqërisë, kjo mendohej se ekzistonte vetëm në libra dhe në Repulikën e Vajmarit.

Akti i përgjakshëm i Pasaut tregon në mënyrë drastike se zbukurimi apo përgjumja ishte një gabim. Ai tregon edhe një dimension të ri të këtij fenomeni. Këtu u krye një akt i dhunshëm kundër një zyrtari policie, i cili e kishte bërë të tijën detyrën e luftimit të fantazmës kafe. Kjo vepër duhet të alarmojë dhe të ngrejë nga gjumi.

Kërkesa të dikurshme vijnë sërish në tryezë: operacione juridike të ashpra, edukim politik, punë për ngulitjen e vlerave në shkolla, kurajo civile. Të gjitha këto janë kërkesat e duhura, por që tregojnë një lloj gjendje të pashpresë. Çfarë të bëjmë në një shoqëri, në të cilën zhduket besimi tek institucionet? Në të cilën, sidomos në lindje, gjithnjë e më pak njerëz besojnë tek demokracia? Ku partitë si ajo ekstremiste e djathtë NPD ndërkohë kanë filluar të jenë transportues gjendjesh sociale dhe modelesh të caktuara të të menduarit?

Harrohet nganjëherë, që potenciali ekstremist i djathtë nga skajet e shoqërisë po shkon drejt qendrës: Konsevatorët nacionalistë takohen në ferma të pasura apo kështjella të vjetra,ndërsa qarqet e djathta në ambiente mondane. Në mjaft vende evropiane nga Belgjika deri në Francë, apo Austri të djathtët e rinj janë futur në shoqëri dhe politikë. Dhe nëse vijnë kohëra të vështira për ekonominë, kështu kërcënon rreziku, që grupet ekstremiste të djathta të fitojnë përkrahës.

Nga e gjitha kjo del si rezultat: Kuptim do të kishte një tërësi masash të caktuara, sociale, politike, pedagogjike dhe juridike. Ajo që nevojitet është një angazhim serioz dhe i qëndrueshëm, para së gjithash këmbëngulje.

  • Data 15.12.2008
  • Autor Cornelia Rabitz
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GGgX
  • Data 15.12.2008
  • Autor Cornelia Rabitz
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GGgX