1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Pas anullimit të amnistisë, arrestohet përsëri pedofili spanjoll

Pas protestave të fuqishme që çuan në anullimin e amnistisë së Mbretit të Marokut, policia spanjolle arrestoi pedofilin e liruar gabimisht. Ai ishte dënuar me 30 vjet burg për abuzime me fëmijë.

Një javë pas lirimit të tij nga një amnisti e diskutueshme nga Mbreti i Marokut, është arrestuar përsëri personi i dënuar për abuzime me fëmijët. Policia spanjolle e ndali 64 vjeçarin Daniel Galvan Vina në qytetin e Murcias. Ish profesori i universitetit ishte në burg në Marok për shkak të abuzimeve disa herë me fëmijë dhe përhapjes së materialeve që kanë të bëjnë me pornografinë e fëmijve.

Galvan u dënua në shtator të 2011-ës për përdhunimin e 11 fëmijëve mes moshës 4 dhe 15 vjeç me gjithsej 30 vite burg për pedofili. Por si qytetar spanjoll ai ishte liruar në kuadër të një amnestie të Mbretit të Marokut për më shumë se një mijë të burgosur, në mesin e të cilëve edhe 30 spanjollë. Për lirimin e tij në Marok pati shumë protesta të ashpra ku si pasojë Mbreti tërhoqi mbrapsht lirimin e tij. Vetë Mbreti Mohamed II pati deklaruar se e kishte firmosur aministinë e tij pa e ditur se përse ishte i dënuar.

Duke u përballuar me polemikat dhe protestat në rritje për shkak të lirimit të pedofilit, Muhamedi VI kishte urdhëruar më pas edhe një hetim "për të përcaktuar përgjegjësitë dhe arsyet e dështimit të drejtësisë në lirimin e këtij njeriu", si dhe akuzoi përgjegjësit që mundësuan shpëtimin e tij. Sipas deklaratës zyrtare, "Mbreti nuk ishte informuar asnjëherë për krimet monstruoze për të cilat spanjolli ishte dënuar".