1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Partneritetit i BE-së me Lindjen - Samiti në Riga i zbeh shpresat për antarësim

Në Riga zhvillohet samiti i katërt mes BE-së dhe vendeve të Lindjes qëkurse është krijuar "Partneriteti me Lindjen". Qëllimi i këtij partneriteti është afrimi me vendet fqinjë në Lindje.

EU Gipfel Riga zweiter Tag

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Komisionit të BE, Jean-Claude Juncker në Rigë

A duhet të kenë Ukraina dhe Gjerogjia një perspektivë të qartë për anëtarësim në Bashkimin Evropian? Si duhet të pozicionohet Brukseli ndaj kërkesave të vendeve të tjera për anëtarësim në BE? Këto pyetje u shtruan në samitin e Rigës, sepse vendet në Lindje janë të itneresuara për stabilitet dhe perspektivë. Kancelarja Angela Merkel theksoi se "BE-ja dhe vendet anëtare nuk duhet të zgjojnë shpresa të ekzagjeruara, që nuk mund të realizohen." Merkel lidhur me shpresat për antarësim të këtyre vendeve, nënvizoi, se "Partneriteti me Lindjen nuk është instrument për zgjerimin, por një instrument për afrimin". Ukraina dhe Gjeorgjia duhet të vazhdojnë me reforma, të vazhdojnë luftën kundër korrupsionit dhe reformat në sistemin e drejtësisë dhe në ekonomi. Nga këto reforma varet edhe lehtësimi i regjimit të vizave për shtetasit e këtyre vendeve.

Partneriteti me Rusinë

Merkel edhe një herë përsëriti se raportet me vendet lindore nuk drejtohen kundër asnjë vendi tjetër, pra as kundër Rusisë. "Askush nuk ka të drejtë që t'i pengojë vendet sovrane që të afrohen me Evropën, nëse duan ta bëjnë këtë". Një mënyrë e tillë të menduari nuk mund të pranohet në shekullin 21-të." Ndryshe nga Rusia BE-ja e pranon, që këto vende duan të ndjekin rrugë të ndryshme.

Takimi në Riga mes BE-së dhe përfaqësuesit e gjashtë vendeve të ish - Bashkimit Sovjetik sinjalizon gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit. Temat kryesore të takimit me krerët e Armenisë, Azerbajxhanit, Gjeorgjisë, Moldavisë, Ukrainës dhe Bjellorusisë janë kriza në Ukrainë dhe pasojat e saj, si dhe partneriteti i BE-së me këto vende. Bëhet fjalë edhe për investimet e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme në këto vende. Moska i sheh përpjekjet e BE-së dhe të këtyre vendeve, të filluara në vitin 2009, me mosbesim dhe si kërcënim ndaj interesave të Rusisë. Rusia ka krijuar si kundërpeshë ndaj BE-së Unionin Ekonomik Euroaziatik, ku bëjnë pjesë Rusia, Kazakistani, Armenia dhe Bjellorusia. Qysh nga dita e enjte (21.05) këtij unioni i është bashkangjutir edhe Kirgistani.

EU Riga Tsipras Merkel Hollande Östliche Partnerschaft Griechenland Schulden

Alexis Tsipras, Angela Merkel dhe Francois Hollande

Takimi me Greqinë

Në kuadër të samitit në Rigë u zhvillua edhe një takim mes kancelares Angela Merkel, presidentit francez Francois Hollande dhe kryeministrit të Greqisë Alexis Tsipras. Kancelarja Merkel ka kërkuar nga Greqia të angazhohet më shumë për tejkalimin e krizës financiare. Merkel dhe Hollande kanë premtuar mbështetje në këtë rrugë. Por në negociatat përfunditare duhet të përfshihen tre institucione: BE, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Nëse Greqia pret mbështetje, atëherë duhet të realizojë edhe refromat e nisura.