1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Partneriteti gjermano vietnamez - Kancelarja Merkel në Hanoi

Gjermania dhe Vietnami forcojnë marrëdhëniet e tyre ekonomike. Në fillim të vizitës së Merkelit në Vietnam, kancelarja Merkel ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi.

Kancelarja Merkel në Hanoi

Kancelarja Merkel në Hanoi

Eshtë vizita e saj e parë në Vietnam. Dy herë kancelarja e kishte shtyrë udhëtimin, tani kishte ardhur koha, thotë edhe ajo vetë. Gjermania është partneri më i madh tregtar i Vietnamit. Por këto nuk janë vetëm lidhje biznesi. Vietnamezët konsiderohen si të hapur ndaj Gjermanisë. Shumë kanë qenë punëtorë me kontratë në ish-RDGJ dhe shumë gjermanë kanë origjinë vietnameze. Kryeministrit vietnamez, Nguyen Tan Dung, Angela Merkel i tha: "Dy vendet tona janë të lidhura në një mënyrë të veçantë, sepse në fakt qindramijëra vietnamezë kanë jetuar në Gjermani dhe flasin gjuhën gjermane. Afro 4.000 të rinj vietnamezë studiojnë sot në Gjermani. Ne duam ta zgjerojmë këtë urë, që ekziston ndërmjet vendeve tona dhe ta shohim si një shans kulturor për bashkëpunimin e dy vendeve."

Rëndësia ekonomike e vizitës

Ajo shoqërohet nga një grup sipërmarrësish, të cilët lidhin shpresa të mëdha me udhëtimin. Prodhuesi i teknikës mjekësore Braun nga Melsungen në Hessen hap në Hanoi në prani të kancelares një fabrikë të re për aparatura serumesh. Shefi i kryesisë, Heinz-Walter Große, dëshiron kushte më të mira për investime të reja.

German Chancellor Angela Merkel, left, and Vietnamese Prime Minister Nguyen Tan Dung pose with documents signed an agreement at the government guesthouse in Hanoi, Vietnam, Tuesday, Oct. 11, 2011. Merkel was in Hanoi as part of a two-day visit to boost trade ties with the communist country. (Foto:Na Son Nguyen/AP/dapd)

Vietnam Merkel Nguyen Tan Dung Hanoi

"Në Vietnam administrata punon shpesh disi ngadalë. Këtu duhet patur kujdes, kur investon, por këtyre kushteve lokale duhet t'u përshtatesh. Dhe natyrisht këtu vizita e kancelares mund të ndihmojë, që vemendja të tërhiqet në çështje të tilla administrative. Kjo mund t'u ndihmojë investitorëve."

Forcimi i shtetit ligjor në Vietnam

Ndihmë këtu do të sjellë një marrëveshje, që Merkel nënshkroi me kryeministrin vietnamez Nguyen Tan Dung, një marrëveshje për partneritetin strategjik. Kjo nuk do të forcojë vetëm bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në aspektin ekonomik. Merkel i kushton vemendje të madhe projekteve arsimore. Një universitet gjermano-vietnamez ekziston tashmë. Një shkollë gjermane në Ho Tschi Minh-City ajo do ta rigjallërojë, dhe do të forcojë ligjin dhe drejtësinë në shtetin njëpartiak.

"Ekonomia ka nevojë për korniza të tilla. Dhe në qoftë se Vietnami do të jetë një vend me arsim të lartë, me diversitet të lartë kulturor, atëherë sigurisht është e rëndësishme të bëhen përparime në të drejtat e njeriut. Prandaj ne i japim rëndësi të madhe dialogut në aspektin e shtetit ligjor."

Në ditën e dytë të udhëtimit të saj në Azi (të mërkurën 12.10.) Angela Merkel viziton në Ho Tschi Minh-City, Saigonin e dikurshëm. Atje ajo viziton universitetin gjermano-vietnamez dhe merr pjesë në një forum ekonomik gjermano-vietnamez.

Autor: Bettina Freitag/Angjelina Verbica

Redaktoi: Lindita Arapi