1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Partneritet i privilegjuar për Serbinë?

Gazetat gjermane e përshëndesin rezultatin e zgjedhjeve në Serbi, por nuk shprehin eufori

default

E përditshmja gjermanolindore Miteldojçe Cajtung (MITTELDEUTSCHE ZEITUNG) nga Hale (Halle) vë në pyetje perspektivën evropiane të Serbisë:

"Rezultati i zgjedhjeve nga Beogradi nuk jep arsye për qetësim: Afro gjysma e zgjedhësve votuan për një nacionalist ekstremist. Aq edhe më lart do të ngrihet zëri nga Brukseli që të mos rrezikohet me "kantonistë aq të paqartë" duke i pranuar ata me të drejtë të plotë vote dhe të drejta të pakufizuara fondesh. Ndërmjet anëtarit me të drejta të plota dhe fqinjit duhet të ketë një të tretë që integron shtetet e miqësuara. "Partneriteti i privilegjuar" është më i mirë se nami që ka".

Ndërsa Vestfalen Blatt (WESTFALEN - BLATT) nga Bilefeldi (Bielefeld) është për anëtarësimin e plotë të Serbisë në BE dhe komenton:

"Prandaj është e drejtë që BE-ja i sinjalizoi Tadiçit dje se do ta mbështesë në rrugën drej Evropës. Marrëveshja që do të nënshkruhet qysh këtë javë për lehtësimin e kushteve të tregtisë dhe udhëtimit është një hap i parë në këtë drejtim. Por edhe Tadiçi duhet të bëjë diçka, ai duhet ta dëshmojë me vepra se sa seriozisht e ka marrë Evropën. Një pikë delikate është bashkëpunimi me Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë. Një tjetër është çështja e Kosovës. Të shohim se si do të reagojë ai ndaj shpalljes së pavarësisë qysh brenda këtij muaji."


Tagescajtung (TAGESZEITUNG) nga Berlini shpjegon se përse e kanë kaq të vështirë politikanët serbë për çështjen e Kosovës:


"Gjithçka do të ishte më e lehtë, po qe se problemi i Kosovës do të ishte i zgjidhur. Me mobilizimin e ndjenjave kombëtare shumë politikanë e kanë të vështirë të veprojnë politikisht në përputhje me interesat vetjake. Ashtu si edhe në vendet e tjera të Ish-Jugosllavisë edhe këtu mungon një kamp i fuqishëm i majtë, ... , për sa kohë që do të vazhdojë konflikti, në plan të parë nuk do të jenë çështjet ekonomike dhe sociale, por ato nacionale."

  • Data 05.02.2008
  • Autor DW
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D2Kp
  • Data 05.02.2008
  • Autor DW
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D2Kp