1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Partitë shqiptare kërkojnë ekspertizë për ligjin e amnistisë

Partitë politike shqiptare kanë kërkuar ekspertizë të ligjit për amnisti sepse katër rastet e kthyera nga Haga duhet të përfshihen me ligjin e miratur të amnistisë.

Gjykata, Maqedoni

Gjykata, Maqedoni

Deputeti i BDI-së, Hysen Xhemaili ndaj të cilit gjykata hetuese në Shkup ka shqiptuar masën paraburgim për rastin e “keqtrajtim të puntorëve të Mavrovës”, nuk është i kapshëm për organet e policisë. As familjarët e as kolegët partiak nuk e dinë vendndodhjen e deputetit. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti deklaroi se çështja e hapjes së rasteve të Hagës dhe heqja e imunitetit të dy deputetëve nuk e ka tronditur koalicionin. "Jo vetëm që mendoj, por koalicioni është mjaft stabil, përballet me të gjitha çështjet dhe në vazhdimësi bëhen përpjekje që të gjendet zgjidhja,” thotë Ahmeti.

Lideri i BDI-së, tha se ekziston gatishmëri mes partnerëve të koalicionit që të ngrihet procedurë rreth ekspertizës së Ligjit për Amnisti, por për këtë akoma nuk janë formuar grupet e punës. Ai komentoi edhe akuzat e një dite më parë të liderit opozitar Menduh Thaçi. Mendoj se në këto situata nuk duhet të kërkojmë fajtor, por duhet të kërkohet zgjidhje dhe ky do të ishte kontributi më i madh, ka nënvizuar Ahmeti.

Opozita shqiptare akuzon BDI-në për ligjin për amnisti

Në Maqedoni është shtuar debati për proceset gjyqësore lidhur me kthimin e katër lëndëve nga Tribunali i Hagës, pas heqjes së imunitetit të dy deputetëve të BDI-së, të cilët janë të përfshirë si të akuzuar në dy raste. Procesuimi i katër rasteve të kthyera nga Tribunali i Hagës në gjykatat e Maqedoni paraqet shkelje të rëndë të Ligjit për amnisti, vlerëson kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi. Personi më përgjegjës në gjithë këtë lojë rreth amnistisë është Ali Ahmeti dhe BDI-ja. Mënyra e këtillë e dorëzimit të lojtarëve rreth vetes duhet, nëse ka pak moral, të përfundojë edhe tek ai. Si ata do ta procesojnë rastin e Hagës për udhëheqësin e UÇK, mendoj se është tragji komike ky rast, thekson kryetari i PDSH-së. Ai paralajmëroi se do t`i drejtohet Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jap de Hop Shefer me një letër për të sqaruar mosrespektimin e amnistisë, pasi që siç ka theksuar Thaçi, Aleanca ka qenë garanci për respektimin e plotë të amnistisë. “Ne si grup parlamentar kemi propozuar që Parlamenti të bëjë ekspertizën e ligjit për amnisti “ thotë Iljaz Halimi nga PDSH. Gjithnjë sipas tij, pas këtij procesi juridik, nuk do të mund të interpretojë askush në mënyrë të lirë ligjin për amnisti.

  • Data 02.10.2008
  • Autor Fatos Musliu Shkup
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FSrt
  • Data 02.10.2008
  • Autor Fatos Musliu Shkup
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FSrt