1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Partitë që frikësojnë kandidatët nuk duhen mbështetur

Ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së në Maqedoni i tërheqin vërejtjen institucioneve maqedone për incidentet e armatosura në fushatën zgjedhore. Dy persona akuzohen për të shtënat kundër Ali Ahmetit.

Koalicioni Dielli - Koalicioni për Evropë

Koalicioni Dielli - Koalicioni për Evropë

Dy persona janë akuzuar në Shkup se mund të kenë patur të bëjnë me atentatin kundër eskortës së kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit. Për personin Faruk Iljazi, gjykata e Tetovës ka marrë masën e paraburgimit prej 30 ditëve ndërsa i dyshuari i dytë Vullnet Xhelili, ende është në arrati.

Ministrja e punëve të brendshme Gordana Jankullovska, thotë se pas masave të ndërmarra të policisë është vlerësuar se dy personat kanë qënë të involvuara drejtpërsëdrejti në incidentin në fshatin Rakovec. Jankullovska ka quajtur të pabaza akuzat e partive opozitare, se gjoja policia i ka marrë në mbrojtje personat të cilët po sulmojnë shtabet zgjedhore të partive opozitare.

“Akuzat e opozitës nuk qëndrojnë. Nga policia tremben vetëm ata persona të cilët janë të involvuar në kriminalitet. Njësitë policore në asnjë moment nuk janë të kyçur në incidentet e armatosura që kanë ndohur ditëve të fundit, ” ka deklaruar ministrja e policisë, Gordana Jankullovska.

Presidenti i Maqedonisë Branko Crvenkovski, i ka bërë thirrje organeve të policisë që fuqishëm t`i parandalojnë incidentet e armatosura.“Çdo rast i pandriçuar, çdo kriminel i pasanksionuar paraqet inkurajim për shfaqjen e dhunës së re”, thotë Crvenkovski.

Kryeministri Nikolla Gruevski, ka zhvilluar një takim me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi dhe një bisedë telefonike me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin. Liderët shqiptar duhet të kenë ndikim më të madh në anëtarët e partive të tyre. Incidentet urgjentisht duhet të parandalohen. “Pa marrë parasysh se nga cila parti vijnë shkaktarët e incidenteve, nga ajo opozitare apo ajo qeveritare, ata do të sanksionohen dhe nuk do të kenë mbështetjen e asnjë partie,” vlerëson Gruevski.

Ambasadori i OSBE-së Xhorxho Radikati, i BE-së, Ervan Fuere dhe ambasada e SHBA-ve vlerësojnë se sulmet dhe granatimet e shtabeve të partive janë veprime që kërcënojnë seriozisht të drejtën fundamentale demokratike. Cilado parti politike që frikëson kandidatët dhe votuesit nuk meriton mbështetje, vlerësojnë ndërkombëtarët në Shkup.

  • Data 14.05.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DzmC
  • Data 14.05.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DzmC