1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Partitë në Kosovë duhet të publikojnë burimet financiare

Përfaqësues të BE-së thonë se transparenca financiare e partive e rritë besimin tek elektorati. Ata thonë se zgjedhjet mbahen në kohë kritike për Kosovën. BE-ja është e gatshme që të ofrojë vëzhgues në këtë proces.

Partitë politike që do të garojnë në zgjedhjet e 11 qershorit, nënshkruan një deklaratë për rritjen e transparencës financiare, gjatë fushatës zgjedhore, e cila zyrtarisht fillon me datë (31.05). Mirëpo megjithë nënshkrimin e kësaj deklarate ku premtohet transparencë maksimale, ekspertët e ekonomisë bazuar në praktikat e mëhershme, thonë se partitë politike bëjnë shpenzime shumë më të mëdha financiare, krahasuar me mjetet që atyre iu ndahen çdo vit nga buxheti i Kosovës.

Deklarata për transparencën financiare nga partitë politike u nënshkrua në prezencë të organizatave të shoqërisë civile, përfaqësuesve të KQZ-së dhe përfaqësuesve të zyrës së BE-së në Kosovë. Këta të fundit thanë se, transparenca financiare e partive politike e rritë besimin e elektoratit.

"Beso dhe verifiko”

"Llogaridhënia publike mbështetet në transparencën "beso dhe verifiko”. Kjo është e rëndësishme për partitë politike, që të fitojnë besimin e elektoratit. Presim proces zgjedhor, të drejtë, të lirë dhe kredibil. Ju bëjmë thirrje partive, që fushata te kryhet në pajtim me standardet demokratike. Zgjedhjet mbahen në koh

Valdete Daka (DW)

Valdete Daka

ë kritike për Kosovën, pasi janë reformat e saj lidhur me BE-në dhe gatishmëria e BE-së për të ofruar vëzhgues tregon sa ky është proces i rëndësishëm për BE-në”, tha Luigi Brusa, nga zyra e BE-së në Kosovë. Sipas tij, duhet të forcohet mbikëqyrja dhe kontrolli financiar dhe auditimet e pavarura.

Mungesa e auditimeve të pavarura të partive politike është e dëmshme për proceset demokratike, thotë Shpend Emini, nga Instituti Demokracia në Zhvillim, që do të jetë pjesë e monitorimit të zgjedhjeve të 11 qershorit. "Kryerja e auditimit, kontrollit dhe zbardhja e fondeve të financimit të partive politike, do të ishte hap i madh drejt transparencës dhe llogaridhënies të subjekteve politike. Auditimi i rregullt i partive politike në Kosovë, është në interes të procesit të demokratizimit, ngaqë çdo shpenzim dhe pranimi i parasë nga partitë politike duhet t'i nënshtrohet mekanizimit mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës”, tha Shpend Emini, nga Instituti Demokracia në Zhvillim.

Në Kosovë - pa auditime

Në Kosovë asnjëherë nuk është bërë auditimi i fushatave zgjedhore në Kosovë, ndonëse këtë kompetencë e ka pasur kuvendi i Kosovës. Valdete Daka, kryetare e KQZ-së, shpreson që kësaj radhe do të ketë edhe auditim të fushatës zgjedhore. "Transparenca është një prej themeleve të demokracisë dhe shpresoj që këtë herë subjektet politike edhe pse ndoshta ka ndonjë paqartësi në ligj, vet do t'i bëjnë publike raportet financiare, të cilat ne si KQZ vetëm i pranojmë dhe pastaj i dërgojmë në Kuvendin e Kosovës. Pres nga subjektet politike dhe nga këtu i ftoj subjektet politike që ta zbatojnë ligjin”, tha Valdete Daka.

Ekspertët e konomisë nga ana e tyre thonë se ligji i obligon partitë politike që të publikojnë raportet e tyre financiare. Naim Gashi, ekspert i ekonomisë, i tha Deutsche Welles, se nëse shihen raportet financiare të partive politike ka shpërputhje shumë të theksuar.

Nuk është ndërtuar sistemi i besueshëm

"Në këto pak vite demokraci në Kosovë nuk është ndërtuar një sistem i besueshëm i burimeve financiare të partive politike. Partitë politike janë të obliguara me ligj që të bëjnë publike raportet e tyre financiare dhe ato e kryejnë këtë të ashtuquajtur obligim ligjor. Por nëse i shikojmë raportet e tyre financiare të cilat i kanë të publikuara në ëeb-faqet e tyre, aty vërehet një diskrepancë e madhe ndërmjet të hyrave dhe shpenzimeve që ne i shohim në fushata”, thotë Naim Gashi. Sipas tij, fushatat për zgjedhje në Kosovë shpenzojnë miliona euro, ndërsa deklarohen disa dhjetëra ose qindra mijëra.

"Bizneset në Kosovë e kanë pa që investimi në fushata zgjedhore përkthehet në projekte publike, pasi që partia e caktuar të vije në pushtet. Në fakt në Kosovë ekzistojnë kompani të lidhura me politikën, të cilave pushteti u krijon monopole dhe favore në treg, ndërsa ata i financojnë fushatat e tyre zgjedhore. Njëra nga arsyet e frenimit të zhvillimit ekonomik të vendit është pikërisht ruajtja e monopoleve dhe oligopoleve nga pushteti”, thotë Naim Gashi.

Partitë politike në Kosovë, të cilat përfaqësohen me deputet në kuvend marrin më shumë se katër milion euro nga buxheti i shtetit. Këto të holla ndahen në bazë të përqindjes së fituar në zgjedhje, përkatësisht ulëseve për deputet. Kuvendi i Kosovës ka 120 deputet, ku 20 nga këto vende janë të rezervuara për pakicat kombëtare.