1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Partitë italiane vazhdojnë të bllokojnë njëra-tjetrën

Zgjedhja e Papës e pati mënjanuar për një kohë të shkurtër nga titujt e lajmeve kaosin politik. Mirëpo tani ky po nis nga e para: Italia kërkon shumica dhe një qeveri, cilado qoftë.

Italien Wahl 7: Italienisches Parlament, Deputiertenkammer, Unterhaus, Palazzo Montecitorio, Rom. Die 630 Sitze des Parlaments werden am 24./25.02.2013 bei Wahlen in Italien vergeben. Aufgenommen 23.02.2013. Foto: Bernd Riegert, DW

Italien Wahl 7

"Tym i zi mbi parlament", njoftuan stacionet televizive italiane të premten (15.03.2013). Si gjatë zgjedhjes së Papës në Itali përdoret metafora e tymit të bardhë dhe të zi për një përfundim me sukses a pa rezultat të zgjedhjes. As deputetët në dhomën e parë, as senatorët në të dytën nuk ia dolën të përcaktonin një president. Forcat politike gati të barabarta për nga përqindja: socialdemokratët, konservatorët dhe lëvizja e protestës "pesë yje" janë të papajtueshme njëra me tjetrën. Madje ato nuk arrijnë të zgjedhin në raundin e parë as postet më shumë përfaqësuese të presidentëve të parlamenteve. Zgjedhjet e para tri javëve çuan në një pat politik, i cili e bën pothuajse të pamundur formimin e qeverisë.

"Parazitë dhe të çmendur"

Beppe Grillo

Beppe Grillo

Themeluesi i "Lëvizjes pesë yje" Beppo Grillo tha në një intervistë me televizionin gjerman, "fjala qeverisje më shqetëson". Partitë e ngulitura në shoqëri, majtas dhe djathtas, janë të gjitha njëlloj të këqija, tha ai. Grillo nuk do të hyjë në koalicion me socialdemokratët dhe kurrsesi me ish-kryeministrin Silvio Berlusconi e konservatorët e tij. "Nuk do të ketë konsensus", tha Grillo. Beppe Grillo vetë, i cili mori me të parën 25 për qind të votave, nuk ka post. Ai është me paradënime dhe sipas statuteve të "Lëvizjes pesë yje" nuk mund të futet në parlament. Deputetët e sapozgjedhur të lëvizjes, të ashtuquajturit "Grillini", hynë në parlament të shoqëruar nga një interesim i madh i mediës. "Ne po u kthejmë qytetarëve sot institucionet e tyre", tha Roberto Fico, i cili kandidon në dhomën e deputetëve për vendin e presidentit. Për të regjurit të gjithë politikanët e tjerë janë "një kastë parazitësh". Senatori Vito Crimi, kryetari i fraksionit të "Lëvizjes pesë yje", thotë për organizatën e vet: "Ne jemi një tufë të çmendurish."

Socialdemokrati Pier Luigi Bersani, i cili ka një shumicë në dhomën e deputetëve, por jo në senat, përpiqet e gati po i humb shpresat për t'iu afruar Grillin-ëve, në mënyrë që së paku të realizojë një qeveri pakice. Mirëpo Beppe Grillo e refuzon këtë gjë. Edhe thirrja e intelektualëve të majtë nuk arriti t'ia ndryshonte atij mendimin. Grillin-ët bllokojnë dhe e shumta duan të miratojnë ligje të veçanta nga rasti në rast. Mirëpo, në Itali mund të bëhet kryeministër vetëm kush i bën ballë votëbesimit në dhomën e deputetëve dhe në senat. Për momentin nuk duket se kjo ka për të ndodhur, thotë deputeti socialdemokrat Aniello Fornisano. "Mbetet shumë e vështirë."

Konservatorëve ua ka ënda zgjedhje të reja ose koalicion të gjerë

Romë: Senati pa ashumicë të qartë

Romë: Senati pa ashumicë të qartë

Lista partiake konservatore nën udhëheqjen e Silvio Berlusconit shporeson tashmë për zgjedhje të reja. Derisa Berlusconi është zhdukur nga skena duke u shtruar në spital me një infeksion të syve, mëkëmbësi i tij Angelino Alfano thotë se nëse nuk ka qeveri stabile, atëherë me siguri duhen zhvilluar edhe një herë zgjedhje në qershor. Alfano është kryetar i partisë së Berlusconit "Populli i lirisë" dhe gjithashtu nuk ka shans që me forcat e veta të farkëtojë një koalicion. Megjithatë, Silvio e përfytyron edhe një koalicion, cilido qoftë ky, me të majtën. Por se kush mund të bëhej atëherë kryeministër, kjo nuk dihet.