1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Partitë gjermane për politikën e BE ndaj refugjatëve - Debat për "kështjellën BE"

Për shumë njerëz në Afrikë dhe në Evropën Lindore BE është "vendi i preferuar". E nevojshme po bëhet në BE një politikë e përbashkët për migracionin. Por grindja mbi këtë temë mes partive në Gjermani flet për vështirësi

Partitë gjermane përgatiten për zgjedhjet evropiane. Ne foto: pllakate te partive gjermane me kandidatet e tyre per zgjedhjet e Evropes

Partitë gjermane përgatiten për zgjedhjet evropiane

FRONTEX -i lufton migracionin ilegal në kufijtë e jashtëm të BE-së

Sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, në vitin 2008 kanë zbarkuar në brigjet italiane vetëm nga Afrika rreth 37.000 refugjatë. Sivjet kjo shifër mund të tejkalohet. Për t' i bërë ballë kësaj situate, në vitin 2005 u krijua "Agjencia Evropiane për Bashkëpunimin Operativ në Kufijtë e Jashtëm" (FRONTEX). Kjo agjenci ka për detyrë të bllokojë hapësirat në kufijtë e jashtëm të BE-së, kryesisht në zonën e Mesdheut, prej nga vërshojnë në Evropë mijëra refugjatë çdo vit.

CDU: 'Migracioni ilegal nuk luftohet vetëm me mjete represive, por me bashkëpunim me vendet e origjinës'

Peter Altmaier (CDU) kërkon migracion legal të drejtuar

Peter Altmaier (CDU) kërkon migracion legal të drejtuar

Qëllimi është që të luftohet migracioni ilegal dhe të drejtohet një migracion legal, thotë Sekretari Parlamentar i Shtetit pranë Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë, kristiandemokrati Peter Altmaier:

„Ne e dimë, se migracioni ilegal nuk mund të luftohet vetëm me mjete represive. Ndihma në atdhe është një element mjaft i rëndësishëm i strategjisë sonë. Ne duam megjithatë që të arrijmë edhe një bashkëpunim më të mirë me shtetet bregdetare, kryesisht në Afrikën e Veriut, për të ndaluar valën e pakontrolluar të refugjatëve ilegalë drejt Evropës. Ne besojmë, se migracioni legal i rregulluar është gjithmonë më mirë se sa valët e pakontrolluara të refugjatëve.“

Partia Socialdemokrate Gjermane: të përmirësohen kushtet e jetesës në vendet e origjinës së emigrantëve e të rregullohet migracioni i punës

Lale Akgyn (SPD) kërkon investime në politikën evropiane të zhvillimit

Lale Akgyn (SPD) kërkon investime në politikën evropiane të zhvillimit

Sipas mendimit të Lale Akgün, anëtare e kryesisë së Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, në të ardhmen duhet të investohet më shumë për politikën evropiane të zhvillimit. Nëse Bashkimi Evropian dëshiron të ketë më pak migrantë ilegalë, duhet të përmirësohen kushtet e jetesës në vendet prej nga ata largohen. Nga ana tjetër duhet të rregullohet migracioni i punës, në mënyrë që në Evropë të shmanget mungesa e punonjësve të specializuar.

„Për migracionin legal ne duhet të kemi parasysh dy rregulla: Nga njëra anë të ashtuquajturin rregullin ‚Blue Card‘ - pra sa punonjës të specializuar duhet të vijnë dhe me çfarë kualifikimi? Nga ana tjetër i ashtuquajturi 'migracioni qark', kjo do të thotë që njerëzit të vijnë këtu, të qëndrojnë një farë kohe dhe të kthehen përsëri."

Liberalët e FDP: Kontroll parlamentar konform normave të shtetit ligjor për FRONTEX-in

Liberalët e FDP-së kërkojnë kontroll parlamentar për FRONTEX-in. Ne foto: flamuj te FDP, CDU dhe Te Gjelberve

Liberalët e FDP-së kërkojnë kontroll parlamentar për FRONTEX-in

Deputetja e partisë liberale, FDP, Sibylle Laurishk, është e mendimit, se problemet nuk mund të zgjidhen përmes një politike të izolimit ndaj migrantëve. Sipas saj është e rëndësishme që të përmirësohet gjendja në vendet prej nga vijnë refugjatët. Politikania liberale e konsideron të nevojshme, që ndaj agjencisë kufitare FRONTEX të ketë një kontroll parlamentar konform normave të shtetit ligjor:

„Ne kemi nevojë për të gjithë BE-në për një verifikim të presionit që ushtrohet prej migracionit. Ne kemi një barrë të rëndë në këtë drejtim në vendet evropiano-jugore, prej migrantëve që kalojnë përmes Mesdheut. është mëse e qartë që kjo barrë brenda BE-së është në disproporcion."

CSU: Patrulla shpëtimi për emigrantët në det dhe mbrojtje e refugjatëve nga FRONTEX

Për eurodeputetin kristiansocial Manfred Weber zgjidhja nuk mund të jetë një politikë sipas metodës "hapja e dyerve". Ai kërkon një luftë të vendosur kundër emigracionit ilegal. Sipas tij për të parandaluar vdekjen e refugjatëve, që mbyten në det, duhet të qarkullojnë patrulla shpëtimi të BE-së dhe mandati i truprojës FRONTEX duhet të zgjerohet edhe me kompetenca për mbrojtjen e refugjatëve.

Të Gjelbrit: FRONTEX-i të mësojë të sillet me njerëzit që kërkojnë ndihmë

Claudia Roth (Të Gjelbrit) kërkon që FRONTEX-i të mbështesë refugjatët

Claudia Roth (Të Gjelbrit) kërkon që FRONTEX-i të mbështesë refugjatët

Ndërsa kryetarja e Të Gjelbërve, Claudia Roth e kondiseron FRONTEX-in thuajse si njësi paraushtarake, që duhet të mbrojë prej refugjatëve, në vend që t' u garantojë atyre mbrojtje.

„Vërtet ka kuptim të ketë një agjenci për mbrojtjen e kufijve, por ajo duhet të jetë demokratike. Truproja duhet të jetë e strëvitur dhe të dijë si të sillet me njerëzit, të cilët kërkojnë ndihmë dhe strehë."

Rothi thekson, se parimi suprem i vlerave evropiane është garantimi i mbrojtjes. Ndaj ekologjistët janë për një ligj humanitar për refugjatët, që t' u garantojë atyre të drejtën për një proces azilimi dhe që ata të mos dëbohen në vende, ku nuk ka procese korrekte.

Autor: Sabine Ripperger/ Vilma Filaj- Ballvora

Redaktoi: Auron Dodi

DW.COM

  • Data 03.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/I2ib
  • Data 03.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/I2ib