1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Partitë e djathta gjermane nuk duhet të mbështeten financiarisht

Në Berlin zhvillohet konferenca e ministrave të brendshëm të landeve. Në rend të ditës: kontrollet online, kërkesa për ndalimin e kishës Scientology dhe parandalimi i dhunës ndaj të rinjve dhe qëndrimi ndaj NPD-së.

default

Demonstratë e partisë NPD në Berlin

Senatori i brendshëm i Berlinit, Ehrhart Kërting (Körting), i cili është edhe kryetari i konferencës së ministrave të brendshëm, thekson se partia e djtahtë radikale nuk duhet ndaluar, ashtu si kërkojnë disa parti politike gjermane, sepse nga kjo ndalesë partia NPD do të përfitonte edhë më shumë nga debatet që do të zhvilloheshin më pas nga mediat dhe opinioni publik.  "Ajo që më shqetëson më shumë është se partia NPD i financon parrullat kundër të huajve dhe kundër njerëzve  me taksat e qytetarëve, prandaj dua që t´ua shkurtoj fondet financiare që kanë në dispozicion, duke bllokuar për shembull fondacione dhe shoqata që përfaqësojnë ide të djathta."
Kërting do që rregullat e fondacioneve, shoqatave dhe të drejtat e taksave për këto fondacione që i qëndrojnë pranë partisë NPD, të jenë më të rrepta. Edhe eksperti i partisë social-demokrate për politikën e brendshme Sebastian Edati (Edathy)  u shpreh: "Mendoj se është një problem që partia NPD merr 40% të të hollave të saj nga shteti, pra demokracia financon këtu armiqtë e saj. këtë nuk mund ta tolerojmë. Pra duhet ta shohim gjendjen me kujdes, në mënyrë që të mos humbasim kontrollin."
  • Data 06.12.2007
  • Autor Dittrich, Monika (DW Berlin)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CYRf
  • Data 06.12.2007
  • Autor Dittrich, Monika (DW Berlin)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CYRf