1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Partitë duhet të tregojnë xhepat për fushatën elektorale

Shoqëria civile në Shqipëri po bën presion për subjektet politike konkuruese që të bëjnë transparencën për fondet financiare që do të përdorin, si dhe për kandidatët që do të përfshijnë në listat e tyre.

Dr. Mark Marku, ekspert i medieve në Shqipëri

Dr. Mark Marku, ekspert i medieve në Shqipëri

Për herë të parë shoqëria civile është duke bërë presion mbi politikën që ajo të jetë më trasnparente në garën elektorale për parlamentin e ardhshëm. Transparency International Albania, por dhe shoqata të tjera joqeveritare janë fokusuar në dy element thelbësorë. Së pari, që partitë politikë të publikojnë cdo kontribut financiar që i vjen në shërbim fushatës dhe së dyti, që subjektet konkuruese të bëjnë publike përberjen e listave të kandidatëve që do të konkurojnë në 28 qershor të këtij viti.

Shndërrimi i biznesit si aneks i politikës

Dr. Mark Marku, analist i medias në Shqipëri, duke folur për DW parashikon efekte pozitive nga presioni që po ushtron shoqëria civile në këtë periudhë paraelektorale. Sa i takon transparencës së fondeve nga biznesi, dr. Marku e shikon si një çështje jo të lehtë, pasi siç argumenton ai, nisur nga tradita e deritanishme partitë kryesore nuk janë dhe aq të interesuara për të publikuar burimet e buxhetit të tyre që përdoret për zgjedhje. Ai shikon tre arësye se përse duhet të merret në konsideratë propozimi që vjen nga shoqëria civile.

"Së pari, sepse behet një formalizim i marrëdhënieve mes politikës dhe biznesit, pra legjitimohet kjo marrëdhënie. Së dyti, nuk lë shteg për abuzime. Kjo e fundit krijon shumë pqartësi, d.m.th. sa fonde që thithen gjatë fushatës shkojnë për këtë qëllim dhe sa në xhepat e politikanëve. Së treti, kjo transparencë heq mundësi përfitmit të biznesit nga fondet ilegale. Pasi ata mbështesin një forcë të caktuar ose individ dhe presin më pas shpërblimin pas ngjitjes së atyre që kanë favorizuar në pushtet. Kështu stimulohet informaliteti dhe përdorimi i ndërsjelltë i politikës nga biznesi, ose e kundërta. E shndërron biznesin në një aneks të politikës", thotë dr. Mark Marku.

Transparencë publikut për listat e kandidatëve

Një tjetër kërkesë e shoqërisë civile është dhe transparenca e listave me të cilat do të konkurojnë partitë në zgjedhjet parlamentare. Endri Shabani nga Transparency International Albania mendon se konkurentët në zgjedhje duhet t'i bëjnë publike CV-të e kandidatëve.

"Të minimizohen rastet në parlament kur deputeti e blen postin. TI Albania është e gatshme për ndërtimin e një website të posaçëm ku të hidhen të gjitha të dhënat e kandidatëve. CV-të, deklarimet e pasurive, kontributin e tyre social, akademik,premtimet që bëjnë për komunitetin, apo të dhëna të tjera të nevojshme që e bëjnë më transparent procesin për publikun".

Dr. Mark Marku, analist në median shqiptare, e shikon trasnparencën e listave të kandidatëve si të paevitueshme. Ai parashikon se ligji i ri elektoral që do ta aplikohet për herë të parë në 28 qershor do ta përmirësojë cilësinë e përfaqësimit në parlament.

"Sepse duke qënë një përfaqësim në bllok subjekti është i interesuar për një imazh sa më të mirë në elektorat, me CV dhe qëndrim të respektuar. Por nga ana tjetër shmanget 'lufta për jetë a vdekje' mes kandidatëve, në shërbim të një komunikimi sa më të natyrshëm mes partive dhe elektoratit".

Shoqëria civile kërkon dhe futjen në lojë dhe të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILKDP, për zyrtarët e lartë dhe të zgjedhurit. Në mënyrë që të ketë paraprakisht për çdo kandidat deklarim por dhe verifikim për pasuritë e tyre në mjete financiare ose prona të patundshme. Kjo sipas aktivistëve të organizatave joqeveritare do të ndikonte në seleksionimin e figurave të dyshimta, por dh eta qartësojnë me shumë publikun përpara se të shkojë në kutinë e votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e vet në parlamentin e ri.

  • Data 24.02.2009
  • Autor Arben Muka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/H0E6
  • Data 24.02.2009
  • Autor Arben Muka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/H0E6