1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Partia Socialdemokrate në Gjermani nxjerr Martin Schulz në garën për kancelar

Politikani i BE-së Martin Schulz sjell mjaft përvojë. Por deri më sot politikani socialdemokrat nuk ka qenë aktiv në politikën gjermane.

Politika gjermane dhe Martin Schulz - deri më sot kjo mund të përmblidhej në një fjalë: Würselen. Qyteza Würselen me 38.000 banorë ndodhet në veri të qytetit të Ahenit. Këtu është rritur Martin Schulz, sot 62 vjeçar. Ai vazhdon të jetojë në këtë qytezë. Në ëürselen ai ka qenë njëmbëdhjetë vjet kryetar bashkie nga viti 1987 deri më 1998. Këtu ai menaxhonte me të motrën një librari.

Nga librashitës president i Parlamentit Europian

Për më shumë se 20 vjet, Schulz me profesion librashitës ёshtё aktiv në Parlamentin Europian. Rritja e tij politike dhe dominimi i tij i madh janë të ndërthurura pazgjidhshmërisht me Bashkimin Evropian. Si asnjë tjetër ai e di se si për të dhënë apel publik dhe mendimin e fortë në parlament në peshë gjithnjë politike Strasburg dhe Bruksel. Schulz lufton me pasion kundër burokracisë monstruoze tё BE-sё si dhe anijes kozmike Bruksel, qё ёshtё larguar gjithnjë e më shumë nga realiteti i jetës së shumë qytetarëve.

Schulz ishte ai që gjatё zgjedhjeve për Parlamentin Evropian më 2014 e solli nё vёmendjen e qytetarёve dhe siguroi akceptancёn pёr Parlamentin e BE-sё pothuajse tё padёshiruar në të gjitha 28 vendet anëtare. Përgjatё njё viti votuesit gjithashtu përcaktuan se cili do tё jetё është kryetar i Komisionit të fuqishëm të BE-së. Mё parё kёtё e zgjidhnin kryetarёt e shteve dhe tё qeverive pas dyerve të mbyllura. Vetë Schulz ishte kandidati kryesor i grupit socialist pёr postin e presidentit tё komisionit, por atij iu desh tё pranojё humbjen kundrejt kandidatit tё grupit konservator Jean-Claude Juncker. Kësisoj Schulz për më shumë se dy vjet ka qenë në krye të Parlamentit Evropian, si president i tij. Ai e njeh mirë politikën evropiane dhe është mjaft bindës me deklarimet e tij. Për kontributin e tij të veçantë për Evropën në vitin 2015 Schulz u nderua me Çmimin presitgjoz të Karlit të Madh në Ahen. Qysh nga viti 1950 nderohen me kёtё ҫmim tё gjithё ata qё kanё merita tё posaҫme pёr Europёn. "Uniteti europian është arritja më e madhe që nga iluminizmi!", ëhtë shprehur Schulz duke marrë në dorëzim këtë çmim. Kjo është arsyeja, sipas tij, përse shumë vende e vlerёsojnё Europёn.

Fjalë të qarta për Rusinë, BE-në dhe Izraelin

Fakti që ai di t'i verë pikat mbi i në politikën ndërkombëtare, kjo do t'i vlejë atij edhe i politikan drejtues në Berlin. Lidhur me Rusinë nën presidentin Putin ai ka thekuar, se "Ajo që bën Rusia është e papranuehme. Pas veprimeve agresive të Rusisë qëndron një koncept i shoqërisë, një botëkuptim, që nuk ka të bëjë me filozofinë tonë evropiane të respektit reciprok dhe të të qenit të hapur." Lidhur me temën më të preferuar të tij, Bashkimin Evropian dhe forcimin e tij, Schulz është hprehur: "BE-ja ndodhet në një gjendje të mjerueshme. Forcat ekstreme centrifugale fitojnë zgjedhjet dhe referendumet.  Nëse ne vemë tani në pikëpyetje thelbin e projektit evropian, atëherë ne rrezikojmë të ardhmen e brezave pasues." Ai bëri bujë me fjalimin në Knesset, parlamenti i Izraelit, në shkurt 2014, ku duke folur në gjermanisht kritikoi politikën e ngulimeve hebreje. Një sërë deputetësh si rrjedhojë u larguan nga salla plenare duke përplasur dyert.

Rezultat i shkëlqyer për socialdemokratët

Ndoshta mënyra e Schulz-it për t'i shprehur gjërat qartë është edhe arsyeja, përse atë e preferojnë shumë. Sipas sondazheve të fundit ai është ndër gjermanët po aq i preferuar sa edhe kancelarja kristiandemokrate Angela Merkel e shumë më i preferuar se kryetari i socialdemokratëve, Sigmar Gabriel. Në zgjedhjet për Parlamentin Evropian më 2014 ai si kandidati kryesor i socialdemokratëve fitoi në Gjermani për këtë parti 27,3 përqind, një rezultat shumë më i mirë krahasuar me atë të kandidatit socialdemokrat për kancelar një gjysmë vitit më parë (20014) Peer Steinbrück (25,7 përqind).

E po ashtu edhe brenda partisë e duan Schulz-in. Në shtator 2013 ai u zgjodh me gati 98 përqind si i ngarkuari për Evropën. Me këtë ai arriti rezultatin më të mirë në kryesinë e socialdemokratëve. Mbetet të shihet nëse Schulz në zgjedhjet parlmentare 2017 do të ketë sukses kundrejt kristiandemokrates Angela Merkel.