1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Partia Socialdemokrate gjermane me drejtues të rinj

Ish-ministri i Ambientit Sigmar Gabriel është kryetar i ri i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë. Në fjalimin e tij parimor kryetari i ri i socialdemokratëve bëri thirrje për unitet në parti.

Në foto: pamje nga salla e kongresit të SPD-së në Dresden. 14.11.2009

Kongresi i SPD-së në Dresden. 14.11.2009

94,2 përqind e votave të më shumë se 500 delegatëve që po marrin pjesë në kongresin treditor të SPD-së, i cili filloi punimet dje në Drezden, ishin për Sigmar Gabrielin. Në fjalimin e tij parimor kryetari i ri socialdemokrat bëri thirrje për unitet dhe për të hequr dorë nga mosmarrëveshjet e vogla. Nënkryetarja e deritanishme Andrea Nahles u zgjodh sekretare e re e përgjithshme e SPD-së.

Në foto: kryetari i ri i socialdemokratëve gjermanë Gabriel dhe sekretarja e përgjithshme Nahles. 13.11.2009

Fillim i ri për harmoninë në gjirin e SPD-së? Gabriel dhe Nahles shprehin unitet. 13.11.2009.

Analizë e disfatës elektorale por edhe thirrje për g uxim dhe vetëbesim

Kongresi i socialdemokratëve filloi me një debat të hidhur mbi humbjen e rëndë që pësoi SPD-ja në zgjedhjet e fundit parlamentare. Shumë delegatë kritikuan mënyrën se si është udhëhequr partia katër vitet e fundit. Ndërkaq kryetari i deritanishëm i partisë, Franz Müntefering, i bëri thirrje partisë për guxim dhe vetëbesim. Ai tha se Partia Socialdemokrate është e gatshme për të luftuar dhe nuk duhet të tërhiqet.

Steinmeier: lehtësimet fiskale të CDU/CSU-së dhe FDP-së politikë klienteliste

Në vijim të kongresit socialdemokratët po diskutojnë edhe për kursin politik në të ardhmen. Në të bën pjesë një distancim i qartë prej ligjit për daljen në pension në moshën 67 vjeç si dhe reformat për trajtimin e të papunëve dhe tregut të punës, për të cilat u vendos gjatë 11 vjetëve që SPD-ja ishte në pushtet. Kryetari i grupit parlamentar të SPD-së Frank-Walter Steinmeier u bëri thirrje socialdemokratëve për një politikë të fortë opozitare. Ai i kritikoi planet e qeverisë aktuale në lidhje me lehtësimet fiskale duke i quajtur politikë klienteliste që financohet nga borxhet.

dpa/E.A./P.P.

Redaktoi: Eliana Xhani

  • Data 14.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KX5r
  • Data 14.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KX5r