1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Partia ekstremiste e djathtë NPD është në kundërshtim me kushtetutën

Shtypi gjerman i së enjtes për krizën financiare dhe masat financiare kundër partisë ekstremiste të djathtë gjermane, NPD

default

Demonstratë e NPD-së

" Tageszeitung", që del në Berlin, shkruan për krizën financiare:

"Kriza financiare po shtrihet edhe në ekonominë reale. Dhe kush thërret për ndihmë? Shumica e sipërmarrjeve, të cilat kanë shënuar humbje. Përjashtim bën këtu sektori i punës së përkohshme. Ai që preket më së shumti nga kriza po hesht. Ekspertët llogarisin për vitin 2009 me 250 000 vende më pak në këtë sektor. E kush bën këtu plane sociale në rastet e pushimeve masive nga puna? Deri tani askush. Sepse kjo do të thoshte, që politika e tregut të punës duhet menduar nga e para. Kush do të punësojë punëtorë me punë të përkohshme, në bazë të standarteve normale, do të konstatojë se i nevojiten më shumë vende pune. Zgjidhja është shkurtimi i kohës së punës."

Dy partitë e mëdha, CDU (Unioni kristiandemokrat ) dhe SPD (Partia socialdemokrate) duan ta ndërpresin financimin e shtetit për partinë ektremiste të djathtë NPD.

" Stuttgarter Zeitung" shkruanmbi partinë ekstremiste: "NPD është një parti në kundërshtim me kushtetutën. Qëllimet dhe propaganda e saj nuk përputhen me parimet e kushtetutës. Ata injorojnë mësimet, që gjermanët duhet të nxjerrin nga historia dhe vlerat në të cilat mbështetet shteti i lirë juridik. Për këtë nuk ka asnjë dyshim. Kjo parti duhet ndaluar. Por ka kundërshtime, që duhen marrë seriozisht, që janë kundër një procesi të ri për ndalimin e partisë. Momentalisht nuk ekziston një shumicë politike për këtë çështje. Kjo shpjegohet me shqetësimin, se mos dështojnë përsëri në gjykatën në Karlsruhe. Kjo mund të mirëkuptohet, por këtu shfaqet një dobësi e demokracisë sonë, që pretendon të jetë robuste."

" Weser Kurier" komenton:
"Problemi i vertetë janë në fakt ato privilegje, që i kanë krijuar vetë partitë e mëdha demokratike. Ata jetojnë mirë dhe rehat nga arkat e fiskut. Kjo kështu do të mbetet. Sikur të ishin të gatshme të hiqnin dorë nga këto para, nuk do të ekzistonte problemi me NPD-në dhe parti të tjera obskure apo radikale. Rastin e NPD-së mund ta rrotullosh si të duash, përderisa nuk ka ndalim urgjentisht të domosdoshëm, mbetet vetëm konfrontimi politik.

  • Data 20.11.2008
  • Autor AV
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FyH6
  • Data 20.11.2008
  • Autor AV
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FyH6