1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Parrulla populiste në Austri- kandidatja djathitste e cilëson Mohamedin dhunues fëmijësh

Kur politikanët austriakë të partisë me tendenca djathtiste, FPÖ duan të marrin votat, nuk druhen për asgjë. Para së gjithash kur vjen fjala për të huajt, apo kur mund të nxisin kundër islamit.

default

Politikania austriake e FPÖ-së Susane Winter

Ditën e dielë (20.01) zhvillohen zgjedhjet lokale në qytetin e dytë për nga madhësia në Austri, Grac. Të gjitha partitë po përpiqen në finish për të fituar sa më shumë zgjedhës, ndër to edhe partia djathtiste FPÖ, e cila ka marrë 13% në zgjedhjet për asamblenë kombëtare. Kandidatja e djathtistëve në Grac është Suzane Vinter. Juristja e doktoruar ka bindjen se di si t'i mobilizojë zgjedhësit. Vërtet: 3000 përkrahës duartrokasin kur ajo nga tribuna hedh shashka si: Graci po konfrontohet me cunamin e imigrimit islamik. Islami e ka vendin prapa detit Mesdhe, Mohamedi e ka shkruar kuranin gjatë ngërçeve të epilepsisë. "Si 50 vjeçar Mohamedi është martuar me një gjashtë vjeçare. Në sistemin e sotëm ai është një dhunues fëmijësh."
Kandidatët konkurentë janë të shokuar. Në intervistë për shtypin ajo e përforcon mendimin e saj: Ekziston një dhunim i fëmijëve nga ana e burrave myslimanë. Shprehje të tilla, këmbëngul ajo, nuk kanë të bëjnë me nxitjen e urrejtjes. Por prokuroria e Gracit mendon ndryshe. Ajo ka filluar hetimet kundër politikanes, Vinter. "Ngrihet dyshimi për veprën penale të nxijtjes së urrejtjes në popull. Kjo vepër dënohet me dy vjet heqje lirie.", thotë zëdhënësi i prokurorisë.
Kolegu i Vinterit, kryetari i partisë djathtiste, FPÖ, Hajnc Kristian Shtrahe (Heinz Christian Strache) e mbështet politikanen: "Ajo çfarë ka thënë ajo, është korrekte, jokorrekte? Çfarë ka thënë ajo është formuluar ndoshta shumë ashpër. Por unë nuk mund t'ja ndaloj askujt shprehjen e mendimit."
Shtrahe përdor vet parulla populiste. "Dhe po qe se ju doni të keni të sigurtë një Perëndim kristian, dhe nuk doni të ktheheni në një Evropë islame, atëherë duhet të zgjidhni partinë FPÖ, të dashur austriakë, sepse vetëm ne jemi të gatshëm të sigurojmë një gjë të tillë."
Deri para tre vitesh, para sherrit që shkaktoi ndarjen, njeriu kryesor i kësaj partie, ka qenë Jërg Haider (Jörg Haider). Por ky ka krijuar tashmë partinë e tij, "Aleanca për të ardhmen e Austrisë", BZÖ. Edhe ai lufton për të fituar votat në Grac, dhe përdor mjetet e tij: "Për sa kohë në shtetet islamike vriten njerëzit, që duan të ngrenë kisha kristiane, as ne nuk kemi asnjë arsye pse t'jua hapim derën në Evropë dhe t'u ofrojmë këto mundësi." Deri ditën e dielë në Grac do të qëndrojnë pllakatet me formulime si "Ne pastrojmë Gracin", "Nuk është kënaqësi të ngresh një xhami".


  • Data 16.01.2008
  • Autor Paas, Jörg, Wien (BR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CqO9
  • Data 16.01.2008
  • Autor Paas, Jörg, Wien (BR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CqO9