1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Parlamenti shqiptar miraton paketën e ndryshimeve në Kushtetutë

Një system tjetër elektoral, mënyrë ndryshe e votimit për zgjedhjen e presidentit të republikës, mandat i përcaktuar për postin e prokurores

default

Parlamenti shqiptar

Me 115 vota pro, 17 kundër dhe 3 abstenime parlamenti i Shqipërisë miratoi disa ndryshime në Kushtetutë ku parashikohet një system tjetër elektoral, mënyrë ndryshe e votimit për zgjedhjen e presidentit të republikës, mandat i përcaktuar për postin e prokurores.

Debati i nxehtë disa mujor nëse duhej të ndërhyhej në ligjin themelor të shtetit, në Kushtetutë është mbyllur të hënën në mbrëmje, pas një séance plenare të nxehtë në parlament. Dy partitë e mëdha PD dhe PS kishin paracaktuar votën e tyre pro ndryshimeve në Kushtetutë, ndërkohë që përfaqësues të partive të vogla nga spektri i majtë a I djathtë shpresuan për frenimin e këtij procesi deri ne momentin e fundit. Të vegjlit kritikuan pjesë të këtyre ndryshimeve duke I quajtur ato si antidemokratike dhe në dëm të pluralizmit.

Ndryshimet, për të cilat PD dhe PS kishin arritur consensus kishin të bënin me cështje të tilla si, që sistemi zgjedhor në vend të jetë ai proporcional rajonal, që presidenti i republikes do te zgjidhet me shumicë të thjeshtë votash në kuvend 70+1, që të përcaktohet mandati I postit të prokurorit të përgjithshëm në një afat pesëvjecar, që të hiqet nga Kushtetuta, përcaktimi dhe funksioni i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për procedurat e parlamentit në rast se nuk miratohet mocioni i besimit të kryeministrit etj.

Kryeministri Berisha i ftoi deputetët që të votonin pro këtyre ndryshimeve që ai i quajti historike për zhvillimet e vendit, si një vazhdë e suksesit që Shqipëria arriti duke marrë ftesën në NATO, para pak javësh.per kabinetin e tij. “E shijuam Dushkun, po tani po e heqim damkën që morëm dhe turpin. Paketa e ndryshimeve i jep fund Dushkut, turpit dhe damkës që na vunë”, tha mes të tjerave kryeministri Sali Berisha.

Ndryshimet i vlerësoi pozitivisht dhe kryetarja e grupit parlamentar të PS, Valentina Leskaj, sipas të cilës i jepej fund deformimit të votës së qytetarëve, korrupsionit politik që favorizonte sistemi electoral i përdorur deri më sot. “Me propozimet e sotme jemi në kohë për të garantuar një reformë të plotë”, deklaroi mes të tjerave Valentina Leskaj e PS-së.

  • Data 22.04.2008
  • Autor Arben Muka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DmIx
  • Data 22.04.2008
  • Autor Arben Muka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DmIx