1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Parlamenti shqiptar dënon keqtrajtimin e migrantëve shqiptarë nga policia greke

19 Qershor 2007

Mediat në Greqi dhe Shqipëri kanë shfaqur një video që tregon keqtrajtimin e dy emigrantëve shqiptarë nga policia helene

https://p.dw.com/p/AyPR


Gjate seances se mbremshme te parlametit ka kaluar me reagime te ashpra nje video e publikuar ditet e fundit nga mediat ne Greqi dhe ne Shqiperi ku keqtrajtohen emigrante nga policia helene.

Nga deputetet u denua ashper ky rast diskriminimi duke i kerkuar autoriteteve greke qe te vene para pergjegjesise autoret e ketij akti ksenofob e racist per te parandaluar ngjarje te tilla qe nuk i sherbejne miqesise dhe bashkepunimit mes dy vendeve
fqinje.

Rasti i keqtrajtimit te dy emigranteve ne nje stacionet e policise se Athines eshte denuar dhe nga disa organizata joqeveritare, te cilat kane kerkuar me shume reagim dhe pergjegjshmeri nga autorietetet shqiptare ne trajtimin e kesaj ceshtje me homologet greke.