1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Parlamenti shqiptar do të ngrejë brenda javës komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore

Mazhoranca dhe opozita janë duke shkëmbyer replika për mosrealizimin e reformës zgjedhore. Nënkryetari i Parlamentit Fatos Beja deklaroi sot pasdite se brenda javës do të ngrihet një komision i posaçëm parlamentar

Pamje nga Tirana

Pamje nga Tirana

Pse nuk po bëhet asnjë hap për realizimin e reformës zgjedhore? Dy krahët e politikës e kanë shndërruar përgjigjen e kësaj pyetje në një moment replikash të ndërsjellta për shkaktarin e vonesës. Mazhoranca ankohet se nga opozita nuk ka përgjigje për ftesat e saj, ndërkohë që kjo e fundit pretendon se ka dz javë që ka bërë propozime konkrete por nga mazhoranca ka marrë vetëm heshtje.


Nëkryetari i Parlamentit Fatos Beja, përfaqësues i PD-së ishte më i zbutur në qëndrimet e sotme kur tha se të dyja palët nuk janë të interesuara për vonesën, duke paralajmëruar se ngritja e komsionit të posacëm për këtë cështje do të bëhet sa më shpejt.

Nënkryetari i Parlamentit Fatos Beja shprehet se gjithshka për refomën zgjedhore pritet të mbyllet brenda muajit korrik, para se deputët do të marrin pushimet verore. Kështu i jepet kohë dhe KQZ dhe institucioneve të tjera për të përgatitur infrastrukturën e nevojshme elektorale në kohë dhe jo siç ka ndodhur më herët kur gjithçka është lënë për minutat e fundit.

Për domosdoshmërinë e realizimit të reformës zgjedhore politika shqiptare ka marrë ditët e fundit dhe mesazhe të qarta dhe nga kancelaritë përendimore dhe institucionet e rëndësishme ndërkomëbtare.


  • Data 30.06.2008
  • Autor Arben Muka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ETTw
  • Data 30.06.2008
  • Autor Arben Muka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ETTw