1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Parlamenti në Romë i jep votëbesimin qeverisë Letta

Përpara votimit në parlament kryeministri i ri i Italisë prezantoi programin e detajuar të qeverisë për përballimin e krizës së thellë ekonomike dhe nxitjen e reformave.

Kryeministri i ri italian, Enrico Letta, prezantoi programin e qeverisë së tij në parlament duke kërkuar votëbesimin Socialdemokrati 46 vjeçar mori 453 vota pro dhe 153 kundër, kur të pranishëm në sallë ishin  623 deputetë. Programi i qeverisë së Enrico Letta-s mbështetet në disa pika themelore, ashtu siç pritej edhe nga të dyja grupimet politike.

Kurs i qartë pro Europës

Përpara votimit në parlament Letta prezantoi një program të detajuar të qeverisë për përballimin e krizës së thellë ekonomike në vend dhe vënien e reformave në lëvizje. Krahas reformave vendimtare brenda vendit Letta u shpreh qartë për kursin pro evropian, për të nxitur bashkarisht rritjen ekonomike. "Pa Europën ne të gjithë do të humbasim", tha Letta. Politika e rritjes ekonomike duhet çuar përpara. Nëse në Itali vetëm do të kursehet vendi do të marrë fund, paralajmëroi ai. BE-ja duhet të nxisë rritjen ekonomike, pa e rrezikuar rikuperimin e buxheteve.

Kryeministri i Italisë Enrico Letta duke folur në parlament

Kryeministri i Italisë Enrico Letta duke folur në parlament



Reforma gjithëpërfshirëse

Letta premtoi se duke filluar nga qershori do të heqë taksën mbi pronat e patundshme, një çështje kjo për të cilën pati ngulur këmbë shumë ish-kryeministri Silvio Berlusconi, gjatë fushatës së tij zgjedhore.


Letta bëri të ditur se do të anulojë financimin publik të partive, ai synon të ndryshojë ligjin zgjedhor dhe u angazhua se do të trajtojë seriozisht nevojën e tregut të punës dhe se qeveria e tij do të shqyrtojë një mundësi për mbështetjen e familjeve me të ardhura minimale, se do të punojë për shkurtimin e shpenzimeve, duke filluar nga heqja e rrogës së dyfishtë për deputetët që janë edhe ministra. “Pa rritje dhe pa kohezion, Italia është e humbur”, u shpreh kryeministri, i cili caktoi si afat për të verifikuar punën e qeverisë, një periudhë prej 18 muajsh. Ai specifikoi se ky është shansi i fundit për kapërcimin e krizës.

Të martën (30.04.2013) ai takohet në Berlin kancelaren gjermane, Angela Merkel, ndërsa ditën e enjte (02.05.2013) do të jetë në Bruksel për një sërë takimesh.