1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Parlamenti maqedon aprovon ligjin për hapjen e dosjeve

Propozim ligji për hapjen e dosjeve të bashkëpunëtorëve të shërbimeve sekrete, i njohur si ligji për lustrim, ka marrë dritë të gjelbërt nga shumica parlamentare e parlamentit të Maqedonisë

Parlamenti i Maqedonisë

Parlamenti i Maqedonisë

Deputeti Stojan Andov vlerëson se miratimi i ligjit për lustrim do të mundësojë formimin e një komisioni, kryetar i të cilit do të jetë deputet i opozitës. "Çdo person që kryen funksion të lartë shtetëror duhet të deklarohet para komisionit, se nuk ka qenë bashkëpuntor i shërbimeve sekrete" thotë Stojan Andov.

Gjithnjë sipas tij, personat që nga 1946-ta e deri në miratimin e ligjit në fjalë kanë qenë të përfshirë në shërbimet sekrete nuk do të kenë të drejtë të merren me funksione të larta shtetërore. Deputetët e PDSH-së e kanë mbështetur plotësisht ligjin, që ata e vlerësojnë si korrektor të padrejtësive të sistemit monist."E përkrah miratimin, edhe pse të vonuar të këtij ligji, sepse kanë kaluar mbi 17 vite prej kalimit të sistemit totalitar në sistemin demokratik," thotë Elmaze Selmani, deputetet e PDSH-se. "Një ligj i këtillë është i mirë, pozitiv, përmirëson padrejtësitë nga e kaluara, për shkak se Maqedonia në të kaluarën përveç tjerave ka qenë shoqëri në të cilën ka pasur një sërë padrejtësish," - vlerëson Vllatko Gjorqev, nga VMRO-DPMNE.

Partitë opozitare sygjerojnë që ligji të mos keqpërdoret për qëllime politike. " Kurrsesi nuk do të lejojmë dhe do të luftojmë me të gjitha mjetet që ky ligj të mos jetë armë në duart e dikujt, që të bëhet mënyrë për qërim hesapesh mes opozitës dhe shumicës, " thotë Ivanka Cvetanovska nga LSDM-ja.

Sipas Tahir Hanit deputeti BDI-së: "I japim mbështetje një ligji të këtillë, me vetë faktin që ky ligj nuk është një ligj represiv që dënon ato të cilët kanë bërë krime ndaj njerëzimit apo ata të cilët kanë shkelë të drejtat elementare të njeriut të cilat edhe janë të garantuara edhe me kushtetutën e Maqedonisë".

Ligje të ngjajshme kanë miratuar të gjitha vendet e rajonit që janë integruar tanimë në Bashkimin Evropian.

  • Data 23.01.2008
  • Autor Fatos Musliu / Shkup
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CwQ3
  • Data 23.01.2008
  • Autor Fatos Musliu / Shkup
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CwQ3