1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Parlamenti iranian debaton për kabinetin e ri të presidentit Ahmadinexhad

Për herë të parë qysh prej Revolucionit Islamik përpara 30 vjetësh, Ahmadinexhadi synon të ketë në kabinetit të tij të ri qeveritar tri gra në poste ministrore.

Presidenti Mahmud Ahmadinexhad i prezantoi te dielën parlamentit iranian listën e kabinetit të tij të ri qeveritar.

Presidenti Mahmud Ahmadinexhad i prezantoi te dielën parlamentit iranian listën e kabinetit të tij të ri qeveritar.

Parlamenti në Teheran do të debatojë deri të martën (1.9.) mbi listën e kabinetit qeveritar të presidentit të rizgjedhur Ahmadinexhad. Flitet se jo të gjithë 290 deputetët janë dakord me emrat që përmban kjo listë e madje se rreth 21 prej tyre nuk do ta aprovojnë atë.

Për herë të parë qysh prej Revolucionit Islamik përpara 30 vjetësh, Ahmadinexhadi do të emërojë tri gra në poste ministrore. Ai ka propozuar profesoren e mjekësisë, Marzieh Marzieh Vahid-Dastjerdi, për postin e ministres së Shëndetësisë, ndërsa si ministre për Edukimin ai ka nominuar, Nushan Keshavarz, zëvendësministren aktuale të kësaj ministrie. Emri i tretë që ka propozuar Ahmadinexhadi, Fatemeh Ajorlu, mund të shkaktojë probleme, sepse thuhet se ajo ka qënë e involvuar në një skandal rreth ministrit të Drejtësisë, Abaz Palizidar. Palizidari publikoi përpara një viti një studim, në të cilin akuzoheshin për korrupsion shumë politikanë. Dyshohet se Palizidari i mori informacionet e duhura për këtë studim nga Fatemeh Ajorlu, kështu që tani është e mundur që shumë deputetë të lajnë hesapet me zonjën në fjalë, duke mos e dhënë votën e tyre për të.

Ndërkohë megjithë supozimet e deritanishme, posti i i ministrit të Jashtëm do të mbetet në duart e Manusher Motakit, ndonëse pak kohë pas zgjedhjeve Ahmadinexhadi u shpreh se ndërmjetësuesi i tij për çështjet bërthamore, Said Xhalili, ishte kandidati i tij i preferuar për këtë post. Mesa duket Ahmadinexhadi e ka kuptuar se kundërshtarët e Xhalilit brenda radhëve të deputetëve iranianë janë të shumtë.

Ministri i ri i Drejtësisë Ayatollah Sadeq Larijani ka hequr nga puna prokurorin e përgjithshëm, Said Mortasavi, i cili ka përndjekur penalisht shumë opozitarë dhe gazetarë të njohur iranianë. Përveç kësaj ai mbylli gjatë viteve të fundit disa gazeta reformiste në vend.

Autor: Ulrich Pick / Sonila Sand
Redaktor: Pandeli Pani

  • Data 31.08.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JM0n
  • Data 31.08.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JM0n