1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Parlamenti i Kosovës debaton për Veriun

Parlamenti ka hapur në një seancë të jashtzakonshme çështjen e sigurisë në veri të Kosovës, pas vrasjes së një shqiptari me mjet eksploziv dhe plagosjes së fëmijëve të tij, nga persona tash për tash të panjohur.

Parlamenti i Kosovës

Parlamenti i Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, në fjalimin e tij para deputëteve, tha se përgjegjës për sigurinë e qytetarëve në veri të Kosovës, është forca paqerujatëse KFOR dhe misioni EULEX. Ai tha se nëse këto mekanizma ndërkombëtarë të sigurisë nuk veprojnë, atëherë policia e Kosovës do të jetë e detyruar të veprojë. Ai theksoi se tensionimit të gjendjes në Veri po i kontribuojnë edhe vizitat e zyrtarëve serbë, që po zhvillojnë fushatë për zgjedhjet serbe të 6 majit, siç ishte vizita e ish kryeministrit serb, Vojisllav Koshtunica.

Bajram Rexhepi

Bajram Rexhepi

“Është obligim i KFOR-it që t'i mbyllë të gjitha rrugët alternative të vijës së gjelbër të kufirit në mes të Republikës së Kosovës dhe të Serbisë për të parandaluar hyrjen e grupeve ekstremiste dhe kriminale në territorin e Republikës së Kosovës”, tha ministri i Brendshëm Bajram Rexhepi.

Qëndrimet e opozitës

Partitë politike opozitare, pajtohen me qeverinë që janë strukturat paralele serbe në veri të mbështetura nga Beogradi, që po e pengojnë vendosjen e rendit dhe ligjit. Por ato kritikuan ashpër qeverinë për mosveprim në atë pjesë.

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, kërkoi nga qeveria veprime konkrete dhe urgjente, duke i rikujtuar qeverisë së ka obligim kushtetutes për vendosjen e renit dhe ligjit në veri.

Ismet Beqiri

Ismet Beqiri

“Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë veprim konkret në kthimin e gjykatave dhe institucioneve të tjera në veri të vendit. Qeveria e Kosovës dhe prezenca ndërkombëtare duhet të ndërmarrin veprime konkrete për mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe qarkullimin e lirë në veri të Kosovës. Institucionet përgjegjëse të sigurisë ato vendore dhe ndërkombëtare, duhet t'i arrestojnë kriminelët në veri dhe t'i vënë ata para drejtësisë”, tha Ismet Beqiri.

Grupet parlamentare, janë pajtuar që në fund të seancës së jashtëzakonshme të dalin me disa rekomandime, lidhur me hapat e mëtejme që duhet të ndërmerren në veri të qytetit të Mitrovicës dhe në tri komunat e banuara më shumicë serbe në veri, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Bahri Cani