1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Parlamenti i Hungarisë ndryshon ligjin e medias

Pas kritikave masive të BE-së Parlamenti i Hungarisë e ndryshoi ligjin e medias. Megjithatë kritikët e këtij ligji i konsiderojnë ndryshimet si të pamjaftueshme.

default

Deputetë të Parlamentit Evropian protestojnë kundër ligjit hungarez të mediave.

Parlamenti hungarez të hënën në mbrëmje (07.03.2011)me votat e partisë së djathtë konservatore Fidesz votoi për disa ndryshime në ligjin mjaft të diskutueshëm të medias. Këto ndryshime prekin kryesisht aspektë të tilla si: ofruesit e medieve të huaja, shërbime të caktuara në internet si dhe normën për raportim "të ekulibruar".

Ofruesit e huaj të produkteve mediatike, që përhapen në Hungari, këtej e tutje s' kanë përse të trëmben më nga dënimi me gjobë për shkelje të ligjit të medias, por në vend të gjobës ata duhet të llogarisin me "kunsekuenca të tjera ligjore", shkruan agjencia hungareze e lajmeve MTI. Ndërsa ofruesit hungarezë të medias nuk i shpëtojnë dënimit me gjoba, "edhe pse pikërisht për t' iu shmangur ligjit të medias i kanë zhvendosur selitë e tyre në një vend tjetër të BE-së", shkruan më tej agjencia MTI.

Blogs nuk përfshihen në ligjin e medias

Ungarn Viktor Orban

Kryeministri hungarez Viktor Orban

Të ashtuquajturat shërbime On-Demand në internet këtej e tutje nuk kanë më detyrime ndaj "ekuilibrit" gazetaresk në Hungari, sepse ky rregull vlen vetëm për mediet në përgjithësi. Blogs dhe ditarët në internet nuk përkufizohen më si produkte mediatike e kësisoj ato nuk preken nga ligji i medias. Ofruesit e medias tani janë të detyruar të regjistrohen pranë autoriteteve mediatike 60 ditë pasi ta kenë nisur aktivitetin e tyre, ndërsa në ligjin e mëparshëm ishte parashikuar regjistrimi përpara fillimit të ofertave informative. Në marrëveshje me BE-në Parlamenti i Hungarisë e shfuqizoi edhe rregullin e deritanishëm, sipas të cilit ndalohej "ofendimi" i personave ose i grupeve. Në fuqi mbetet ndalimi për "nxitje" kundër personave, kombeve, si dhe kundër grupeve etnike, apo fetare.

Kritikë nga shoqatat e medias

Ungarn Pressefreiheit Demonstration

Ekspertët mendojnë se rreziku i cenzurës ekziston

Shoqatat e medias kritikojnë faktin, që BE-ja nuk i ka kritikuar rregullat thelbësore në ligj, të cilat rrezikojnë lirinë e shtypit, kjo është edhe arsyeja që këto rregulla vazhdojnë të mbeten të pandryshuara në ligj. Edhe ministri i Drejtësisë Tibor Navracsics theksoi të hënën se ligji nuk ka ndryshuar thelbësisht.

P.sh. në fokus të kritikës së BE-së nuk ishte përbërja e diskutueshme e Autoritetit Kombëtar për Median dhe Infokomunikacionin(NMHH), e cila potencialisht ka kompetencën të vendosë dënime shkatërrimtare për raportimin, përmbajtjen e të cilit e klasifikon si të gabuar. Shefja e këtij autoriteti, Annamaria Szalai, është emëruar prej kryeministrit Viktor Orban. Ajo ashtu si edhe Orban vjen nga partia konservatore Fidesz dhe për nëntë vjet ajo duhet të drejtojë tani institucionin NMHH: Ky institucion edhe pas zgjedhjeve të ardhshme do të vazhdojë të mbetet në dorën e partisë konservatore. Edhe këshilli i medias pranë këtij institucioni përbëhet vetëm nga anëtarë të partisë Fidesz.

Rregullat e ligjit të ri të medias edhe pas ndryshimeve janë të diskutueshme. NMHH-ja vazhdon të ketë forcën e vendimmarrjes e sipas vlerësimeve të kritikëve, ky fakt nxit censurën politike dhe në radhë të parë vetëcensurën, sepse redaksive nuk u jepet siguri ligjore.

Autor: M.Schrader / V.Filaj-Ballvora (afp, dapd, dpa)
Redaktion: A. Verbica

  • Data 08.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10VMe
  • Data 08.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10VMe