1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Parlamenti i BE dënon dëbimet e romëve

Parlamenti i BE dënoi përmes një rezolute dëbimet e romëve nga Franca dhe shtete të tjera si shkelje të të drejtave themelore. Ai kërkon ndërprerjen e dëbimeve dhe përmirësimin e integrimit të romëve në shtetet e BE.

default

Romë që largohen nga Franca

Me 337 vota pro dhe 245 kundër Parlamenti i BE-së ka miratuar një rezolutë, e cila dënon qëndrimin e Francës ndaj romëve dhe i bën thirrje asaj të ndërpresë menjëherë dbimet. Por për rezolutën votoi një shumicë më e vogël nga ç'pritej në fillim të javës, kur pati kritikë të ashpër nga oratorët e të gjitha partive, si për shëmbull Guy Verhofstadt, kryetar i fraksionit të liberalëve.

Guy Verhofstadt

Guy Verhofstadt, kryetar i grupit parlamentar të liberalëve

„Ajo, që ndodh në Francë është e papranueshme. Romët janë qytetarë evropianë dhe pa asnjë kufizim."

Argumenti, se qytetarët e BE janë të lirë për ta zgjedhur vendbanimin brenda Bashkimit Evropian, nuk është absolut. Kush kryen psh vepra penale apo nuk mund të dëshmojë se është i punësuar, nuk ka të drejtë të banojë, ku të dojë. Kështu janë shprehur edhe përfaqësuesit e qeverisë franceze, se ata janë të interesuar për të luftuar kriminalitetin dhe kanë vepruar plotësisht në kuadër të ligjit.

Debati në Parlamentin Evropian u relativizua disi gjatë javës.

Shefi i grupit parlamentar socialist Martin Schulz theksoi se i njeh mirë problemet me romët nga përvoja e tij si kryetar bashkie në Gjermani.

Martin Schulz

Shefi i grupit parlamentar socialist Martin Schulz

„Romët janë një minoritet i vështirë, kjo është e vërtetë. Dhe shtetet juridike kanë detyrë për të ndjekur veprimet kriminale. Kur vidhet, kur ushtrohet prostitucion, kur mashtrohet, atëherë një shtet juridik duhet të zbatojë ligjin, pavarësisht se për cilin dyshohet, se e ka kryer veprën. Kjo është e drejtë e çdo shteti. Por çdo shtet e ka edhe për detyrë të shqyrtojë secilin rast dhe të mos krijojë përshtypjen, sikur të jenë grupe të tëra etnike apriori të dyshimta dhe kjo është ajo, që ne kritikojmë."

Ishte e habitshme se si gjatë javës së diskutimit për këtë temë në Parlamentin Evropian, as nga pala konservatore nuk u dëgjua mbështetje e hapur për politikën e presidentit Nicolas Sarkozy. Deputetja kristiandemokrate franceze Véronique Mathieu u shpreh e zemëruar.

"Franca ka qenë gjithnjë vend azilimi, Franca është sjellë gjithnjë në mënyrë sociale ndaj njerëzve, që kanë ardhur tek ne dhe unë nuk gjej fjalë ta përshkruaj, se si trajtohen këtu Presidenti i shtetit dhe ministrat."

Demonstrationen Frankreich Sarkozy Roma Politik

Protesta kundër dëbimit të romëve në Francë

Franca nuk është e vetme

Franca nuk është vendi i vetëm, që kthen romët në vendet, nga ata kanë ardhur. Edhe Italia e ka bërë këtë herë pas here. Dhe Gjermania ka nënskruar me Kosovën një marrëveshje, që parashikon kthimin në Kosovë të mijëra romëve pa leje qendrimi në Gjermani.

Autor: Christoph Hasselbach/Angjelina Verbica

Redaktoi: Bahri Cani

  • Data 10.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/P823
  • Data 10.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/P823